Në vigjilje të festes së pashkës, kisha katolike në Vlorë është pa besimtarë. Gjendja e jashtëzakonshme e krijuar nga koronavirusi nga ndryshuar ritualet fetare. Në kishën e 'Shën Luigji' dhe 'Shën Maria' mesha u zhvillua pa besimtarë ndërkohë është transmetuar në rrjetet sociale.
Monsinnjor Giovani Peragine në mesazhin e tij ftoi besimtarët që të luten dhe kremtojnë nga shtëpitë e tyre.
"Sigurisht është një javë e veçantë për situatën që është në mbarë botën nga pandemia, është një dhimbje për ne që të kremtojmë këto rituale pa besimtarë. Por besimtarët mund të kremtojne edhe duke qendruar në shtëpi'', tha Monsinnjor Giovani Peragine
Ndërkohe pas kremtimit të pashkës katolike i vjen radha pashkës ortodokse. At Kostandini tregon se të dielen e 12 Prillit do të nisë rituali festiv por gjithçka do të kryhet pa besimtarë.
"Ky vit është i veçantë që as është njohur ndonjëherë në besimin tonë që pashkët të festohen pa besimtarë. Kisha jonë ka vendosur që këto pashkë të festohen me dyer të mbyllura", tha At Kostandini
Edhe vetë besimtarët e krishtere e kanë pranuar tashmë kete kremtim të pashkës në heshtje, në shtëpitë e tyre.
"Ne do i kalojmë në shtëpi, të na gjejë gëzuar do i bëjmë adetet në shtëpi, vetëm më gruan dhe fëmijët nuk do vijnë", tha një qytetar
Në mbarë botën besimtarët e krishtere do të kremtojnë këtë herë Pashkët ndryshe nga herët e tjera për shkak të situatës nga koronavirusi, por vetë kjo ditë e shënuar mbart një mesazh humanizmi dhe mbështetje për njëri=tjetrin në veçanti për njerëzit më në nevojë.
kjo kisha ne video duket si ajo ortodokse jo katolike
PërgjigjuPo çne Vlonjatet te krishtere sikur ramazanin festojne vlonjatet jo pashket
PërgjigjuOre Faik ne në Vlore jemi çobenj të prapambetur ortodoksë me mjekra jo si shkodranet e qyteteruar katolike
ore vla ne vlore vetem shqiptaria festohet, nje xhami, nje kishe ortodokse edhe nje katolike ka por flamur pa fund vla