Në pritje të festës së Pashkës që këtë vit përkon me të dielën e 20 prillit, pika kufitare e Kapshticës ka shënuar një rritje të ndjeshme të hyrjeve nga shtetas shqiptarë që vijnë nga Greqia për të festuar pranë familjarëve të tyre në atdhe.
Sipas të dhënave zyrtare për datën 18 prill 2024, në këtë pikë kufitare janë regjistruar gjithsej 6,320 shtetas në hyrje dhe 3,721 shtetas në dalje, ndërkohë që janë përpunuar 2,678 mjete në hyrje dhe 1,167 mjete në dalje.
Për të përballuar fluksin e lartë, autoritetet kufitare në Kapshticë po punojnë me 5 sportele aktive, me qëllim për të përshpejtuar procedurat dhe për të shmangur radhët e gjata në hyrje të territorit shqiptar.
Pritet që fluksi i hyrjeve të vijojë të jetë i lartë edhe në orët në vazhdim përfshirë dhe ditën e nesërme.
Kujtojmë që këtë vit, Pashkët për katolikët dhe ortodoksët përkojnë në të njëjtën ditë, të dielën, duke e bërë këtë periudhë festive edhe më domethënëse për besimtarët.
Komente
