Këto pamje nuk janë nga arkiva e verës. Është tetor dhe qytetarë të shumtë, vendas e të huaj, kanë zgjedhur që temperatura e larta të pazakonta për stinën e vjeshtën, t’i shfrytëzojnë duke bërë plazh. Në Vlorë, temperaturat arritën deri në 27 gradë celsius. Këtë fundjavë, në plazh gjejmë qytetarë të shumtë, të ardhur edhe nga Kosova dhe turistë të huaj.
“Ndihemi mjaft mirë këtu është super. Ne në fakt kemi ardhur për çështje pune, por këtu erdhëm për të ndryshuar ambient dhe është shumë bukur”, thotë një turist italian.
“Për moshën tonë është koha më e mirë tani në tetor. Tash mundesh me ndjenjë tërë ditën”, shprehet një turist kosovar.
Edhe në Durrës të apasionuarve pas detit u mjafton një ditë e ngrohtë për të shijuar bregdetin në çdo periudhë të vitit.
“Unë vij rregullisht në plazh. Edhe ne tetor ndoshta po të mbaj koha vij dhe në nëntor. Për sot kam nuk e kam provuar detin por do ta ta provoj. Mua po më duket mrekulli.
“Për mua është shumë e këndshme. Është kurim plazhi në tetor. Deti është i pastër çdo gjë është pastër. Unë e kam hobi detin dhe bëj plazh deri në dhjetor.
Bukur dukete.por ce do ska lek ska siguri
PërgjigjuBukur dukete.por ce do ska lek ska siguri
PërgjigjuJa ketu duket puna e mire e medueses se frengjishtes, Mirela Kumbaro Furxhi , alias Kjo pika vockel ketu, qe drejton turizmin.
Përgjigju