Dhe pse e ndaluar vlonjatët i drejtohen detit, plazh nga mëngjesi në mbrëmje: S'kemi frikë policinë

16 Maj 2020, 12:30| Përditesimi: 16 Maj 2020, 16:48

  • Share

Në një kohë kur temperaturat shënojnë 35 gradë shumë më lartë se normalja për muajin maj, ka nxitur dëshirën e qytetarëve për të bërë plazh. Edhe pse kjo gjë është e ndaluar me ligj por edhe ndalimi i grumbullimeve, kjo nuk ka ndaluar disa qytetarët të papërgjegjshëm që të shkojnë të lahen gjatë gjithë ditës si të kishin nisur pushimet. Duket se ata ende nuk e kuptojnë rrezikun që u kanoset jo vetëm atyre, por gjithë Shqipërisë, duke mos u trembur as nga policia, që duket se i lejon të shijojnë detin dhe rrezet e diellit. Plazhi në Vlorë ka nisur që në mëngjes dhe gjatë një vëzhgimi të Report Tv, ka vijuar deri në orët e pasdites, ku qytetarët të pa shqetësuar aspak, vijojë të lahen dhe krijojnë grumbullime sikur virusi të ishte një histori e largët dhe jo një fakt prezent. Vlora është një zonë e gjelbër, por kjo nuk duhet aspak që qytetarët të ulin vigjilencën e tyre të respektojnë rregullat anticovid për parandalimin e infeksionit.

Në një tjetër kohë plazhet e Vlorës do të ishin të tejmbushur me pushues jo vetëm nga Vlora por nga mbarë vendi. Por edhe pse Vlora tashme është shpallur zonë e gjelbër ende  aktet normative të masave parandaluese të COVID-19 nuk lejojnë frekuentimin masiv të plazheve, ndërsa fundjava i ka tunduar të apasionuarit pas detit, megjithëse të lahesh është ende e ndaluar.

Të shumtë ishin sot qytetarët që kanë frekuentuar zonën jugore të Ujit të ftohtë, të cilët nuk i ka penguar as temperatura jo e përshtatshme e ujit. 

"Pjesërisht jetojmë në Vlorë, por nuk jam nga Vlora, jam nga Elbasani. Jam i apasionuar pas detit dhe sot koha është shumë e mirë. Është dita e katër që kam hyrë në det. Për lëvizjen varet se nëqoftëse do ishim në Durrës, zonë e kuqe, lëvizjet duhet të ishin më të kufizuara. Këtu kaq kohë sa jme gjendja duket optimale,"-shprehet një qytetar.

'Zgjodha këtë vend se është më qetë dhe s'ka polici. Po rrimë në diell se uji është akoma i ftohtë. Plazhet duhet lejuar se njerëzit nuk duhet të mbyllen. Të mbahen distanca dhe të zbatohen rregullat, por njerëzit të mos qëndrojnë të mbullur. Varet të shoh nëse bukën do ta marr me vete,"-shprehet një tjetër qytetar.

'Koha është shumë e bukur, vijmë gjithmonë këtu se shplodhemi. Nga policia s'kam frikë. Ne nuk rrimë në grumbuj, por mbajmë distancën. Rrimë për gjysmë ore, një ore, pastaj shpërndahemi,"-shprehet një tjetër qytetar.

Shumë persona kanë ardhur nga qytetet e tjera për të bërë plazh, por janë ndaluar nga policia në hyrje të qytetit. Disa prej tyre kanë patur autorizim, ndërsa disa të tjerë jo dhe për këtë arsye janë gjobitur. Edhe nga ata që kanë patur autotizime janë vërenjtur abuzime, pasi kanë nxjerrë leje për arsye të tjera dhe po shkojnë të lahen në plazh.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore2: 16/05/2020 18:14

    Fshatarë jane jo qytetare

    Përgjigju
  • Darvini: 16/05/2020 18:01

    Po pra,edhe une s'e kuptoj se si nuk i hedhin shishet e plehrat ne nje qese a thes..,qofte edhe te improvizuar..,nqs nuk ka kosha?!

    Përgjigju
  • Vlora: 16/05/2020 16:11

    Sinqerisht kete ndalimin e hyrjes ne det nuk arrij ta kuptoj...lejohet te rrish ne plazh, te marresh rreze dielli, po nuk lejohet te lahesh... ma shpjegon dot dikush pa anesi politike kete?

    Përgjigju
  • Majmuni: 16/05/2020 15:09

    ..po mire qe beni plazh..,e jeni mesuar te jetoni ne anarki e haos..,s'ju pelqen t'e respektini rregulla..Mjafton te shikosh shishet e plehrat te te hedhura kudo ne rere"..

    Përgjigju
  • Ilir: 16/05/2020 13:02

    Ore me thoni ne cfare neni te ndonje vendimi apo urdheri ndalohet plazhi. Vetem ne koken e Edi Rames.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?