Në Xarrë të Konispolit përkujtohet 3 shtatori i 1974-ës, 7 punëtorë të Pyjores humbën jetën në ‘luftë’ me flakët

5 Shtator 2023, 14:49| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 09:16

  • Share

Një prej ngjarjeve më tragjike në zonën e Xarrës në Konispol është risjellë në kujtesën e banorëve pas 49 vitesh, me një ceremoni për emërtimin e rrugës së fshatit me emrin “Besim Aliu”. Në ceremoni mori pjesë kryetari i bashkisë Konispol, Ergest Dule dhe zyrtarë të tjerë lokal.

Më 3 shtator 1974, shtatë punëtorë të Ndermarrjes Pyjore, 2 burra dhe 5 gra u dogjën të gjallë, gjatë një procesi për djegien e kontrolluar të kullotave. Agim Aliu, vëllai i Besimit, njërit prej punëtorëve që humbi jetën në punë përshkruan çfarë ndodhi atë ditë.

Besim Aliu, i cili sakrifikoi jetën për të nxjerrë nga flakët kolegët e punës ishte i martuar dhe baba i 4 fëmijëve.  Iliri, atëherë 5 vjeç mes lotësh kujton te atin.

Në tragjedinë e Xarrës të 3 shtatorit ’74, humbën jetën nga zjarri në Malin e Micit, Besim Aliu, Thanas Poci, Vitori Bega, Vasillo Tamushi, Sofia Poci, Keterina Gramosi, Paqeli Poci.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?