Pas më shumë se dy vitesh ngërç, puna e komisionit të Reformës Zgjedhore ka rinisur dhe pritet që të mblidhet këtë të premte, me dakordësinë e dy bashkë-kryetarëve Damian Gjiknuri dhe Ekelejd Alibeaj. Nënkryetarja e PD Orjola Pampuri në një lidhje skype për “Studio Live” në Report Tv ka deklaruar se komisioni duhet të ishte bërë më herët.
“Komisioni është shumë i rëndësishëm. Ndryshimet në kod zgjedhor janë shumë të rëndësishme. Kjo lojë u hap pas ndarjeve apo përçarjeve të fundit ku një grup tjetër për interesa të vetat doli dhe kërkon të jetë aty. Këto janë çështje personale. Pse duhet të jenë ata dhe jo ne kjo nuk është çështja. Ata janë anëtarë të këtij komisioni, kur është formuar komisioni përbërja ka qenë gjithëpërfshirëse. Kanë qenë palë nga të gjitha anët. Sa i përket bashkëkryetarit Enkelejd Alibeaj ai e ka tagrin të vijojë punën deri në finalizimin e detyrës së komisionit. Ky komision duhet të ishte mbledhur shumë më herët", tha ajo në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.
Mbledhja të premten, Pampuri nënvizon se është e nxitur dhe nga ndërkombëtarët.
“Komisioni ka pasur mbështetjen dhe nxitjen e ndërkombëtarëve. Ndihem mirë që do ngrihet të premten”.
E pyetur nëse ka pasur negociata të fshehta mes Gjiknurit dhe Alibeajt u shpreh: “Çdo takim besoj se ka qenë transparent. Çfarë është bërë publik ato janë bërë. Sa i përket akuzave unë besoj se i akuzuari të akuzon. Janë ata të cilët kanë bërë vepra që i peshon ajo peshë e rëndë brenda vetes”.
Ajo nënvizoi dhe kushtet e PD.
"Vota e diasporës, Shqipëria një zonë zgjedhore, listat e hapura, president nga popull. Këto janë çështje thelbësore që do sikutohen nga opozita", shtoi ajo.
Lajmi kryesor:
Nënkryetarja e PD, Pampuri ironizon Berishën: Premtoi mbushjen e shesheve, u zvogëlua në një rrugicë! Federata e opozitës? Jo bashkim me non gratat
B.K//ReportTv.al