Nënkryetarja e PD, Pampuri ironizon Berishën: Premtoi mbushjen e shesheve, u zvogëlua në një rrugicë! Federata e opozitës? Jo bashkim me non gratat

16 Janar, 17:35| Përditesimi: 17 Janar, 07:38

  • Share

Nënkryetarja e PD Orjola Pampuri ka ironizuar Sali Berishën që në arrest shtëpie çdo natë mban fjalime nga dritarja e apartamentit, ndërsa poshtë pallatit mblidhen militantët e fundit që i kanë mbetur Rithemelimit.

Referuar deklaratave të mëparshme të Berishës që trumbetoi mbushjen e shesheve, Pampuri në një lidhje skype për "Studio Live" në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj thotë se ndryshimi nuk vjen duke u ngushtuar në një rrugicë, e aq më pak për një kauzë personale.

“ Ajo pjesë e opozitës që shpresonte të bënte ndryshimin të mos ishte thjesht një rrugicë por sheshi i madh i shpresës të mbusheshin sheshe për kauzën e ndryshimit jo vetëm për një kauzë. Të gjitha trumbetimet nuk duhet të ngushtohen në një rrugicë, shpresa nuk vjen nga rrugica por duke u mbushur sheshet. Mendoj që duke parë Berishës si personazh i rëndësishëm i Pd nuk do të doja ta shikoja aty dhe e gjithë ajo të mos ishte një betejë për Berishën por për të gjithë hallet e shqiptarëve”, tha ajo.

Ajo komentoi dhe iniciativën e partive të vogla për të pasur një "federatë të opozitës", por dha një përgjigje të prerë në emër të PD, duke nënvizuar se nuk do të ketë bashkim me persona që janë shpallur non grata, duke nënkuptuar Rithemelimin e Berishës. Kjo përgjigje vlen edhe për ata që nuk distancohen nga non gratat, duke nënkuptuar Gazment Bardhin.

 “Kemi dëgjuar edhe deklarata prej përfaqësuesish për bashkime, por ata nuk e dinë çfarë është bashkimi. Ende nuk e kanë kuptuar pse u ndamë. Dera e PD është e hapur për këdo që nuk ka përgjegjësi përballë ligjit që nuk ka mbi kurriz akuzë për korrupsion dhe që është i pastër. Bashkimet mekanike koha ka treguar se nuk kanë çuar gjëkundi. Ishte rasti për zgjedhjet në Kukës. Kur bashkimet nuk ndodhin në bazë të parimeve dhe kauzave nuk mund të kenë sukses. Bashkime si ai i zgjedhjeve të Kukësit është qesharak dhe thjesht për ti hedhur si syve shqiptarëve. Këto deklarata janë akte që janë thjesht retorikë politike”.

Pampuri la të kuptohej se ishte dhe kundër sjelljes së Rithemelimit që edhe në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, “trashëgoi” skenarin e vjetër të dhunës të orkestruar fillimisht nga Berisha.

“ Në situata të tilla presidenti duhet të jetë i paanshëm. Në rastin konkret çdo luftë kundrejt presidentit mendohet si betejë kundër institucionit të presidentit. Presidenti është institucion dhe duhet të respektohet si institucion”, tha Pampuri duke komentuar dhe faktin që presidenti Bajram Begaj nuk mundi të mbante fjalim në seancë plenare për shkak të situatës së krijuar nga Rithemelimi.

Ora 17:49
Negociata të fshehta Alibeaj-Gjiknuri? Flet Pampuri: Reformën Zgjedhore do ta bëjë PD, të tjerët udhëhiqen nga interesat personale! Këto janë kushtet

 

Pas më shumë se dy vitesh ngërç, puna e komisionit të Reformës Zgjedhore ka rinisur dhe pritet që të mblidhet këtë të premte, me dakordësinë e dy bashkë-kryetarëve Damian Gjiknuri dhe Ekelejd Alibeaj. Nënkryetarja e PD Orjola Pampuri në një lidhje skype për “Studio Live” në Report Tv ka deklaruar se komisioni duhet të ishte bërë më herët.

“Komisioni është shumë i rëndësishëm. Ndryshimet në kod zgjedhor janë shumë të rëndësishme. Kjo lojë u hap pas ndarjeve apo përçarjeve të fundit ku një grup tjetër për interesa të vetat doli dhe kërkon të jetë aty. Këto janë çështje personale. Pse duhet të jenë ata dhe jo ne kjo nuk është çështja. Ata janë anëtarë të këtij komisioni, kur është formuar komisioni përbërja ka qenë gjithëpërfshirëse. Kanë qenë palë nga të gjitha anët. Sa i përket bashkëkryetarit Enkelejd Alibeaj ai e ka tagrin të vijojë punën deri në finalizimin e detyrës së komisionit. Ky komision duhet të ishte mbledhur shumë më herët", tha ajo në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.

Mbledhja të premten, Pampuri nënvizon se është e nxitur dhe nga ndërkombëtarët.

“Komisioni ka pasur mbështetjen dhe nxitjen e ndërkombëtarëve. Ndihem mirë që do ngrihet të premten”.

E pyetur nëse ka pasur negociata të fshehta mes Gjiknurit dhe Alibeajt u shpreh: “Çdo takim besoj se ka qenë transparent. Çfarë është bërë publik ato janë bërë. Sa i përket akuzave unë besoj se i akuzuari të akuzon. Janë ata të cilët kanë bërë vepra që i peshon ajo peshë e rëndë brenda vetes”.

Ajo nënvizoi dhe kushtet e PD.

"Vota e diasporës, Shqipëria një zonë zgjedhore, listat e hapura, president nga popull. Këto janë çështje thelbësore që do sikutohen nga opozita", shtoi ajo.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 17/01/2024 15:41

    Ty te ecin punet fjolle o motra...me mire ne opozite se xhepi prape plot...

    Përgjigju
  • grigor: 16/01/2024 20:58

    he se mbase i mbush luli sheshet :)

    Përgjigju
  • miri: 16/01/2024 20:26

    kujdes me ate shprehje se ti nuk vjen prej gjermanie, ne shqiperi jane 200.000 emigrante te rikthyer prej europe qe jane non gratat

    Përgjigju
  • Andi: 16/01/2024 18:56

    Kush eshte kjo Zonja,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?