Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur i keqardhur që Shqipëria nuk mori një vendim ditën e sotme, teksa u shpreh besimplotë se vendi e ka rrugën e hapur në tetor.
“Është për të ardhur keq që vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk iu përmbajtën konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave për anëtarësim ne BE me Shqipërinë në qershor të 2019. Gjithsesi, rruga mbetet e hapur për në Tetor 2019 dhe Shqipëria e dedikuar me reformat që kanë lidhje me këtë proces", shkruan Bushati.
Lajmi kryesor:
Negociatat/ PD: Rama, kryeministri i vetëm që një lajm të keq quan pozitiv! Kryemadhi: U shuan shpresat! Rama të largohet
B.K./ReportTv.al