Ka përfunduar mbledhja e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës. Anëtarët e këtij komisioni kanë dëgjuar qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok. Ministri ka mbajtur një qëndrim te njohur deri më tani, se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë
Megjithatë duhen pritur orët në vijim nëse ndonjë parti politike do të dorëzojë një mocion kundra çeljes së negociatave me Shqipërinë për ta votuar në parlament. Nëse kjo ndodh atëherë skepticizmi i Holandës i shprehur me termin “çelja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme” do të vuloset nga parlamenti.
Sipas Top Channel, në komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë një veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord.
Në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Holandës thuhet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të trajtohen të ndara sa i përket hapjes ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian, vendim që pritet të merret më 15 tetor në Këshillin e Ministrave, për t’u zyrtarizuar në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18 tetor.
Reagimi i plotë
Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave te pranimit me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Ne daten 15 Tetor, Keshilli i Ministrave do te diskutoje ne Luksemburg ne lidhje me zgjerimin dhe do te vendose ne menyre unánime.
-Vendet kandidate duhet te permbushin kushtet strikte perpara se te bejne nje hap tjeter ne procesin e integrimit.
-Hollanda ndjek ne menyre kritike progresin ne te dyja vendet dhe eshte e mendimit se Keshilli duhet te vleresoje secilin vend sipas meritave te veta.
-Ne Qershor 2018, Keshilli parashtroi nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Maqedonia e Veriut perpara hapjes se negociatave. Progresi i bere eshte inkurajues. Gjithashtu marreveshja e Prespes eshte nje shembull per rajonin. Vazhdimesia e rasteve te ndermara nga Prokuroria Speciale eshte siguruar me dorezimin tek Prokurori i Pergjithshem. Nje hap i rendesishem qe ende duhet te ndermerret eshte miratimi i ligjit qe garanton prokurorine e pavarur ne rastet e ardhshme te korrupsionit ne nivelet e larta.
-Keshilli ka parashtruar nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Shqiperia perpara hapjes se negociatave. Hollanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Po presidenti i shqiperise nuk do qe vendi i tij te hyje ne europe shtoi ketu edhe Lulushin dhe u vertetua cka Konica ka thene qe e keqja me e madhe per shqipetaret jane vete shqipetaret Lulushi Ben lobing ne Hollande Meta thote qe nuk jemi gati hajt ta gezojme Europen kurv** plake me dobica shqipetare
PërgjigjuLetren hollandezve duhet tja kishin shkruajtur ministrat meshkuj, pasi njihen si popull b*thq*mash. Kot nuk i shkon llafi Bashes ne holland
Përgjigju