Politikë

Negociatat për Avokatin e Popullit, burime për Report Tv: PD i ofron PS emrin e Besim Ndregjonit

17 Shkurt, 10:58| Përditesimi: 17 Shkurt, 16:26

  • Share

1739784433_Screenshot1.jpg

PS dhe PD negociojnë për Avokatin e Popullit. Report Tv mëson se PD i ka ofruar sot PS emrin e Besim Ndregjonit kryetarin e shoqatës së ish-të përndjekurve politikë dhe pritet që votimi për Avokatin e Popullit të bëhet po sot në kuvend ku kërkohen 84 vota.

Edhe Berisha e konfirmoi kandidaturën e tij

Kandidat i Partisë Demokratike është kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politikë, zoti Besim Ndregjoni, tha ai.

Në garë për Avokatin e Popollit janë 7 kandidatura, Vitore Tusha, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Bledar Dervishaj, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga.

Drejtuesja aktuale të këtij institucioni Erinda Ballanca i ka përfunduar mandati tre vjet më parë.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PS e PD dakordësi, miratohen me 108 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor, futen në fuqi menjëherë! 1.5 mln euro fond partive për 11 majin (FOTOT)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?