Foto arkiv e Shpëtim Idrizit

Politikë

Negociatat për kandidatin e opozitës në Tiranë, Shpëtim Idrizi takohet me grupin e punës së PD

1 Tetor, 21:02| Përditesimi: 1 Tetor, 21:08

  • Share

1759345642_shpetimidrizi.jpg

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, është takuar mbrëmjen e kësaj të mërkure me grupin negociator të Partisë Demokratike për të diskutuar për kandidatin e opozitës për zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë së Tiranës.

Mes palëve ka pasur mirëkuptim për të qenë një kandidat i vetëm mes të gjitha partive opozitare, por nuk është diskutuar për emra konkretë.

Teksa opozita vijon takimet dhe diskutimet me partitë opozitare për të gjetur kandidatin, nga ana tjetër Partia Socialiste ka përzgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës.


Lajmi kryesor:

PD vijon negociatat me aleatët për zgjedhjet në Tiranë! Hasimja dhe Çepani, dy emrat në tryezë! Kapri: Duhet kandidat apolitik


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?