Politikë

Negociatat përplasin PS-PD, Tabaku: Jemi pro integrimit, por s'ka transparencë! Spiropali: S’ka plan B përveç integrimit në BE! Hasani: S’jam këtu për fushatë

28 Shkurt, 10:01| Përditesimi: 28 Shkurt, 15:10

  • Share

Konferenca e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian, Çështjet Evropiane e shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore, mbajti sot sesionin në Pallatin e Kongreseve, ku tematika kryesore kanë qenë reformat për integrimin e vendeve të rajonit në BE, reformat dhe zgjerimi europian.

Ky takim është moderuar nga Kryetarja e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Jorida Tabaku, ku pjesëmarrës ishin kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Europian.

Kryetarja e komisionit, njëkohësisht deputetja e PD, bëri thirrje për transparencë, teksa shprehu dakordësinë e opozitës për ta çuar vendin drejt BE-së.

 

“Shqipëria nuk ka asnjë dyshim që të ardhmen e ka në BE, është qëllim i përbashkët jo vetëm i qeverisë, por i të gjitha forcave politike. Shpreh gatishmërinë opozitës që ky proces, megjithëse në mungesë të rezultateve konkrete, të vazhdojë duke qenë se është sinjal i qartë për sfidat politike. Pas agresionit rus në Ukraine dhe pas angazhimit që rajoni ka marrë për zgjerimin, parlamentet tona janë duke luajtur një rol të rëndësishëm”, tha Tabaku.

Ajo dha dakordësi për bashkëpunim me qëllim anëtarësimin e vendit në BE, por kërkoi më shumë transparencë nga mazhoranca.

“Komisioni i Çështjeve Europiane ka qenë pararojë e shumë ndryshimeve për të rritur rolin e kuvendit, shpresoj të mos mbeten në letër, e nevojshme transparenca mbi politikat e qeverisë sa i përket pozicioneve negociuese. Opozita, PD beson se kjo është e ardhmja e Shqipërisë, por situata është e tillë që në pjesën më të madhe të diskutimeve nuk po ofrohet transparencë dhe gjithë përfshirje”, tha kryetarja e komisionit.


Spiropali: Shqipëria ka vetëm planin A, integrimin në BE! Nuk biem dakord për kalendarin në Kuvend, por jemi bashkë për integrimin europian

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në fjalën e saj të mbajtur në Pallatin e Kongreseve sot, për Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Europian, theksoi se qëllimi dhe plani i vetëm i Shqipërisë është anëtarësimi në BE.

Sipas saj, vendi nuk ka plan tjetër B, por vetëm atë A. Spiropali theksoi se pavarësisht se palët politike kanë mosmarrëveshje dhe debate duke mos u dakordësuar për kalendarët dhe rendet e ditës në Kuvend, ato janë të bashkuara në qëllimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Integrimi europian nuk është vetëm një projekt më vete, por edhe rajonal, i përbashkët, ndërkombëtar. Por ka marrë konotacion politik, ky nuk është vetëm zgjerim, por dhe përfshirja e familjeve në Europë, do ndodhë proces i natyrshëm kulturor, gjeografik, ekonomik e kështu me radhë. Jemi vende me rrënjë, kulturë dhe integritet. Për shqiptarët dielli lind nga perëndon. Shqipëria nuk ka asnjë plan B, por vetëm një plan A, anëtarësimin në Europë. Ndaj palët politike edhe pse nuk bien dakord për kalendarin e punimeve, janë në një mendje për integrimin e Shqipërisë. Shqipëria ka shpallur anëtarësimin në BE brenda vitit 2030. Përfundojmë procesin e negociatave brenda vitit 2027, është qëllim i arritshëm, është prioriteti numër një për vendin”, u shpreh kryeparlamentarja.

Më tej ajo theksoi se tashmë Shqipëria ka marrë ftesën për dy grupkapituj dhe pret atë të radhës, të katërtin. Synim është mbyllja e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimi në BE më 2030.

“Sapo kemi marrë ftesën nga presidenca polake për grupin e dytë dhe të tretë të kapitujve dhe presim atë të katërt. Shqipëria do eci drejtë rrugës Europiane, unë shpresoj dhe besoj se Shqipëria do jetë pjesë e BE-së në të ardhmen. Kemi ngritur edhe struktura të reja në Kuvend për këtë qëllim, që lehtëson detyrat gjatë procesit të negociatave, përballuar me sukses sfidat dhe çuar vendin drejt rrugës së BE. Të gjitha këto për përmbushjen e kritereve për hapjen dhe mbylljen e grupkapitujve. Kemi marrë masa për të lehtësuar kriteret e mirëkuptimit për të miratuar ligjet për integrimin. Po nxisim reformat për planin e rritjes në Ballkanin perëndimor, sepse paraqet zhvillim dhe mundësi të mirë. Realitetet në rajon dhe Ballkanin Perëndimor kanë ndryshuar dhe për fat kanë ndryshuar për mirë”, tha ajo ndër të tjera.

 

Hasani: Këtu nuk jam për fushatë, por për bashkëpunim me qëllim integrimin e vendit në BE

Ministri i Jashtëm dhe për Europën, Igli Hasani, bëri apel për bashkëpunim rajonal të vendeve që aspirojnë integrimin, por edhe të palëve politike. Muinistri tha se janë hapur 4 grupkapitj dhe në qershor pritet të hapen edhe dy të tjera, teksa qëllimi është integrimi në BE.

Ai apeloi që palët të bashkëpunojnë, sepse nëse nuk përqafojnë njëri-tjetrin atëherë si do shkohet drejt integrimit europian.

“Kemi hapur 4 nga kapitujt dhe jemi gati të hapim të gjitha deri në qershor. Këtu nuk jam për fushatë, jam për procese transparente, të afta për të përfshirë të gjithë shoqërinë, jam i kënaqur që ju presim këtu në Tiranë në këtë forum. Luan rol në të ardhmen europiane të Shqipërisë në BE, për të bashkëpunuar dhe çuar përpara qëllimin e integrimit. Ballkani Perëndimor ka kontribuar në ecurinë përpara të proceseve dhe në bashkëpunim, teksa ky bashkëpunim do çohet më përpara. Ky është proces i udhëhequr nga vizioni, ndaj vendi ka shënuar ecuri shumë pozitive. Më shumë se kurrë jemi më pranë hapit të ardhshëm të integrimit. Katër nga 6 grupkapitujt janë hapur tashmë, në qershor hapim edhe dy të fundit dhe nga fundi dhjetorit shkojmë në mbylljen e kapitujve të parë të hapur”, u shpreh ministri.

Më tej ai falënderoi BE-në për mundësinë që po i jep rajonit për planin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor dhe procesin e zgjerimit.

"Falenderojmë BE-në për mbështetjen dhe dëshirën e shprehur për të na pasur në Europë. Tani është koha për të shtyrë përpara dhe realizuar reformat, me qëllim anëtarësimin në BE. Është e rëndësishme që ne të jemi të gjithë sëbashku në këtë tryezë, edhe me vende që nuk janë pjesë e procesit të Berlinit. Bashkëpunimi mes nesh është thelbësor për t’i çuar gjërat përpara. Thelbësore është të mbështesim njëri-tjetrin. Lufta e guximshme e Ukrainës ka rikthyer dëshirën për zgjerimin e Bshkimit Europian. Kemi një çështje kritike në tavolinë, bashkëpunimin rajonal dhe mes njëri-tjetrit. Si mund të shkojmë përpara drejt BE nëse nuk bashkëpunojmë? BE është gati të na përqafojë, por duhet të pyesim njëri-tjetrin a jemi gati në të përqafojmë njëri-tjetrin në përpjekje, bashkëpunim dhe ecje përpara, solidaritet dhe unitet, sepse është thelbësor në BE”, theksoi Hasani.

Ora 10:35
BE: Mbështesim zgjerimin dhe anëtarësimin në familjen europiane të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit! Të bashkuar përballojmë edhe krizat

Andre Rizzo, shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e BE-së në Tiranë

Në mungesë të ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, i pranishëm në Konferencën për Asociim-Stabilizimin ishte shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andre Rizzo.

Në fjalën e tij ai theksoi edhe njëherë prioritetet e unionit dhe qëllimet e shpallura nga komisionerja Ursula von der Leyen, për zgjerimin e BE-së, bashkimin, forcimin dhe zhvillimin e saj, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipërinë.

“Procesi i asociimit për vendet e Europës Juglindore, është i rëndësishëm dhe qëllimi është ecuria përpara nëpërmjet reformave dhe dëshirën e vendeve për t’u bërë pjesë e BE-së nëpërmjet bashkëpunimit rajonal. Qëllimi dhe vizioni për të ardhmen është bashkëpunimi dhe bashkimi i mëtejshëm i familjes europiane. Që BE të jetë stabël, duhet të kemi edhe këtë pjesë të rajonit në bashkimin Europian. Zgjerimi është qëllimi strategjik i yni edhe në kuadër të asaj që po ndodh në Ukrainë. Në po mbështesim zhvillimin socio-ekonomik, duke ju mbështetur juve në reforma. Plani i zhvillimit sjell përfitime të ndryshme, përpara se të bëheni anëtare, duke inkurajuar integrimin rajonal dhe lidhjet ekonomike, me anë të reformave thelbësore”, tha Rizzo në fjalën e tij para të pranishmëve në Konferencë.

Gjithashtu ai nënvizoi dëshirën e vendeve të rajonit për t’u integruar dhe bërë pjesë e familjes europiane, duke ngritur shqetësime dhe për rreziqet që i vijnë unionit apo ndryshimi i gjeopolitikës vitet e fundit me luftën në Ukrainë.

“Kjo nismë vërteton vullnetin e vendeve pjesëmarrëse për të realizuar këto reforma të përbashkëta. Tregon se kuptojmë njëri-tjetrin dhe çojmë përpara punët drejt integrimit dhe bashkëpunimit. Mbrojtja dhe siguria gjithashtu duhet të jetë një qëllim i përbashkët. Kështu mund të përballojmë edhe krizat, nëpërmjet bashkëpunimit, si kriza e luftës në Ukrainë-Rusi, apo ato të ndryshimeve klimaterike. Bashkëpunimi rajonal është transformues, ndihmon paqen dhe stabilitetit. Kjo është edhe arsyeja pse BE mbështet zgjerimin. Ndaj parlamentet tuaja kanë rol kyç për të luajtur në procesin e reformave dhe anëtarësimit në BE. Që të ndërtojmë rajon më të lidhur, të sigurt, të zhvilluar dhe drejt integrimit në BE”, u shpreh përfaqësuesi i ambasadës së BE-së në Tiranë.

Ora 10:20
Ambasadori gjerman Bergner: Kam qenë dhe jam për zgjerimin! Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, keni bërë hapa të mëdhenj përpara

Karl Bergner, ambasadori gjerman në Tiranë

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, ishte një nga pjesëmarrësit në Konferencën e Komisioneve të Integrimit për Çështjet Europiane dhe procesin e asociim-stabilizimit për negociatat drejt anëtarësimit në BE.

Ai mbështeti pa rezerva procesin e zgjerimit të BE, duke thënë se ka qenë një prej atyre që kanë shprehur aprovimin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa theksoi edhe dakordësinë e Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë, pas hapave të mëdhenj që ka bërë.

“Shqipëria do jetë e mirëpritur javën e ardhshme në panairin e madh të Turizmit. Por edhe Konferenca e Gjykatës Kushtetuese që pritet të zhvillohet këtu. Janë ngjarje të rëndësishme, ku mund të bëheni pjesë. Plani i Zhvillimit në Ballkanin perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe duhet t’i jepet shumë vëmendje. Dua të përmend edhe rolin e parlamenteve që kanë qëllim të përbashkët, anëtarësimin në BE. Jeni vende në procese të ndryshme. Gjithmonë kam mbështetur integrimin në BE të rajonit dhe Ballkanit Perëndimor, e kjo mbi bazën e meritave”, tha Bergner.

Diplomati i lartë pranoi se procesi i zgjerimit nuk ka ecur ashtu siç duhet për shkak edhe të problematikave apo teknikaliteteve, por ai përgëzoi vendet, përfshi Shqipërinë, për këmbënguljen dhe vijimin e reformave dhe procesit për të shkuar drejt BE-së.

“Anëtarësimi në BE nuk ka ecur ashtu siç ishte parashikuar në Procesin e Berlinit, por kjo po vijon dhe po tregohet vullneti i madh i vendeve. Këto aktivitete tregojnë vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve. Këto janë procese komplekse teknike. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ndaj ka edhe detyrimin për të informuar nëpërmjet Parlamentit, partive politike dhe institucioneve. Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ndaj ne jemi këtu për t’ju mbështetur më tej në këtë rrugë dhe proces integrimi”, tha ndër të tjera ambasadori.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • holta: 28/02/2025 14:31

    Turp të kesh moj zorrëaxhie që shkon pas një krimineli non grata vetëm për një vend pune,ai i gjati të ka thënë BALON TABAKE por ti je BALON TAUKE pa trezi,ndyrësirë derr tironce nga ato me pus,carac dhe budallaqe je ti në shpi.

    Përgjigju
  • Mario: 28/02/2025 14:21

    Kjo Tabakaja e Saliut eshte teper e neveritshme.

    Përgjigju
  • Taven Haxhiu: 28/02/2025 12:42

    Balona tabake kryehajdutja e partis anti shqiptare partis wc pd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?