Ditët në vazhdim janë vendimtare për Shqipërinë nga ku do të mësohet se cili do të jetë qëndrimi zyrtar dhe vota e Gjermanisë dhe Holandës në Këshillin e BE-s për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Një burim diplomatik i tha Report TV se qeveria gjermane i ka dërguar paraditen e të mërkurës një letër për të marrë mendimin e Bundestagut për votën gjermane në Këshillin e BE që mblidhet me 28 dhe 29 Qershor.
“Qeveria gjermane në këtë letër është pro çeljes së negociatave me Shqipërinë por ka vendosur disa kushte” deklaroi burimi diplomatik. Në Bundestagun gjerman ekziston një rrymë e fortë deputetësh që nuk e duan zgjerimin e BE dhe në tilla kushte pritshmëritë e rekomandimit janë negative. Kjo do të thotë një jo çeljes negociatash me kusht për Shqipërinë madje duke mos e caktuar një datë deri në përfundimin e kushteve.
Ndërkohë edhe qeveria holandeze ka kërkuar mendimin e parlamentit. Paraditen e të enjtes 21 Qershor, komisioni parlamentar holandez që merret me çështjet e zgjerimit të BE do të japë rekomandimin se cila duhet të jetë vota holandeze. Mësohet se të martën janë takuar presidenti Francez Macron me kancelaren Mercel ku në fokus të bisedës ka qenë edhe vota e Këshillit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim.
Edhe në rast se Gjermania dhe Holanda mund ta zbusin qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë, vendimi i Francës deri këto momente mbetet stoik. Presidenti Macron disa herë javët e fundit ka bërë deklarata kundra zgjerimit të BE duke paralajmëruar në një farë mënyrë votën franceze në Këshillin Europian. Gjithsesi njohës të çështjeve të integrimit pohojnë se jemi përpara një situate kur këtë vendim të rëndësishëm Këshillin Europian do ta marrë minutën e fundit.
Aresyeja eshte shume thjeshte dhe publike,Merkel i ka ba thirrje Rames qe mos u merr me Turqit per aeroprtin e Vlores,por edhe ky origjinal si Berisha,qe sillnin ambulanca me gjysmehanen Turke.Keshtu qe ngushellimi asht ky ta gezoje Baftjari me raki Skrapari.
PërgjigjuJam dakord. Po kush e kupton kete politike miku im, delet ne Shqiperi?! Duan te hane bar, jane mesuar...
Zonja e madhe MERKEL nuk asht ne nderin tuaj te sillesh ne kte menyre kur dihet boterisht qe paraaredhesit tuaj me emrin HITLER na dogjen na vrane .na vodhen dhe ju tani me autoritetin e te madhit dhe te fortit veni kushte .ABSURDE E TURPSHME.
Përgjigju