Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe presidenti turk Revep Tayyip Erdogan

Politikë

Negociatat, Xhaçka në SEECP: Provë besueshmërie dhe mbështetjeje për bashkëpunimin rajonal! Shqipëria e përkushtuar për lidhje më të ngushta me fqinjët

17 Qershor 2021, 13:13| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 20:33

  • Share

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahen në Antalja të Turqisë.

Ministrja Xhaçka vlerësoi rezultatet e arritura falë bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë një nxitës shumë i rëndësishëm për përmirësimin e këtij bashkëpunimi.

“Shumë shpejt, besueshmëria e BE-së do të vihet në provë me vendimin e saj mbi Konferencën e parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është një provë thelbësore jo vetëm për të dy vendet tona, por për rajonin në tërësi dhe për bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

Ajo vlerësoi kontributin e kryesisë turke dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe sekretares së përgjithshme Majlinda Bregu për avancimin e axhendës rajonale.

Ministeriali u pasua po sot nga samiti i SEECP, pas të cilit kryesimi i Procesit të Evropës Juglindore kalon nga Turqia tek Greqia për vitin 2021 - 2022.

Ora 20:31
Greqia merr kryesimin e SEECP, Xhaçka: Të shërbejë për të forcuar fqinjësinë mes dy shteteve! Mirënjohëse ndaj Turqisë për bashkëpunimin

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pasi ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) në Antalia të Turqisë.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka uruar Greqinë, si kryesuesen e ardhshme të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Ndërkaq shkruan se Shqipëria mbetet e përkushtuar për lidhje gjithnjë e më të ngushta me fqinjët.

Në reagimin e saj Xhaçka shkruan se ndihet mirënjohesë ndaj Turqisë për forcimin e bashkëpunimit në shëndet, kulturë, turizmin, siguri. 

“Kam marrë pjesë sot në Samitin # SEECP në Antalia. Mirënjohëse ndaj Turqisë për forcimin e bashkëpunimit mbi shëndetin, kulturën, turizmin, sigurinë, infrastrukturën ndër-rajonale. I uroj çdo sukses CiO-së Greke të ardhshme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për lidhje gjithnjë e më të ngushta me fqinjët”, shkruan ministrja.

Ora 13:30
Xhaçka takon homologun Cavushoglu në Turqi: Do të thellojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, veçanërisht në forumet rajonale dhe ndërkombëtare

 

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Antalja, u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavushoglu.

Ministrja Xhaçka vlerësoi intensifikimin e dialogut midis dy vendeve, teksa nënvizoi nevojën për realizimin e koordinimit të bashkëpunimit për të konkretizuar në një plan veprimi real Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

Bashkëbiseduesit u dakordësuan mbi nevojën për një fokusim konkret për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e infrastrukturës, teknologjisë, arsimit të lartë, turizmit dhe kulturës. Po ashtu, ata shprehen angazhimin për rritjen e bashkëpunimit në forumet dhe organizmat rajonale dhe ndërkombëtare.

Kryediplomatja Xhaçka ndodhet në Turqi, në krye të delegacionit shqiptar në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, si dhe në Forumin Diplomatik të Antaljas.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?