Politikë

Xhaçka takon homologun Cavushoglu në Turqi: Do të thellojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, veçanërisht në forumet rajonale dhe ndërkombëtare

17 Qershor 2021, 13:30| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 13:40

  • Share

 

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Antalja, u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavushoglu.

Ministrja Xhaçka vlerësoi intensifikimin e dialogut midis dy vendeve, teksa nënvizoi nevojën për realizimin e koordinimit të bashkëpunimit për të konkretizuar në një plan veprimi real Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

Bashkëbiseduesit u dakordësuan mbi nevojën për një fokusim konkret për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e infrastrukturës, teknologjisë, arsimit të lartë, turizmit dhe kulturës. Po ashtu, ata shprehen angazhimin për rritjen e bashkëpunimit në forumet dhe organizmat rajonale dhe ndërkombëtare.

Kryediplomatja Xhaçka ndodhet në Turqi, në krye të delegacionit shqiptar në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, si dhe në Forumin Diplomatik të Antaljas.


Lajmi kryesor:

Negociatat, Xhaçka në SEECP: Provë besueshmërie dhe mbështetjeje për bashkëpunimin rajonal! Shqipëria e përkushtuar për lidhje më të ngushta me fqinjët


J.GJ./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?