Sociale

Nën gjurmët e Nënë Terezës! Sa humanë janë shqiptarët? 'Teknologjia po vret dashurinë për njeriun, sot leku është gjithçka'

5 Shtator, 14:56| Përditesimi: 5 Shtator, 15:17

  • Share

Gjenovefa Kozeli sot është gjyshe. Në ditën që shënon 9-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ajo kujton se shembulli i saj, e ka frymëzuar vazhdimisht për të bërë mirë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

“Kam besuar edhe do të besoj te humanizmi, dashuria për njeriun. Unë besoj.”, thotë Gjenovefa Kozeli.

Këtë frymë hyjnore që shenjtorja Terezë i la njerëzimit, Gjenovefa, nuk e sheh të reflektuar tek rinia e sotshme.

“Të rinjtë nuk e di, shumë rrallë mund të jenë. Të rinjtë edhe të duan, ekonomia të bënë brenda për brenda shtëpisë tënde. Por neve nuk ndryshojmë”, thekson e moshuara.

Junik Haxhiaj, një i ri që udhëheq grupe turistësh spanjollë, është përpjekur të ndihmojë njerëzit me aq sa ka pasur në dorë, por thotë se shoqëria po largohet gjithnjë e më shumë nga humanizmi, edhe për shkak të zhvillimit të teknologjisë, Njerëzit po shihen gjithnjë e më pak me njëri-tjetrin – thekson ai.

“Sa njerëzit realisht ndihmojnë, ajo është diçka që vjen nga brenda njeriut, nga secili prej nesh. Edhe unë me aq sa kam mundësi ndihmoj edhe të tjerët. Por në një farë mënyre digjitalizimi ka individualizuar personin, domethënë e ka distancuar shpirtërisht me njerëzit”, shprehet ciceroni.

Por çfarë mendojnë qytetarët? Ne morëm mendimin e disa prej tyre, se sa afër dhe larg humanizmit janë sot shqiptarët?

“Nuk më duket hiç fare. Për shumicën leku është gjithçka”

“Jo, nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin”.

“As ndihmojnë, as kanë për të ndihmuar”

“Janë pak njerëz që ndihmojnë”.

 “Mendoj që ka akoma që janë humanë. Po jo si dikur, është prishur”.

“Nuk ka njerzillëk tani. Tani secili për vet janë bërë, jo për njëri-tjetrin”, thonë disa prej qytetarëve të pyetur nga Report Tv.

Megjithatë, shembuj të vegjël gjatë përditshmërisë sonë, tregojnë se fryma e humanizmit nuk është shuar, por sfidohet çdo ditë nga realiteti i sotëm shoqëror dhe ekonomik.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?