Nën hetim për lejimin e kultivimit të kanabisit, ky është zv.drejtori i policisë së Shkodrës që u pezullua nga detyra (FOTO)

25 Qershor 2023, 13:29| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 13:36

  • Share

1687692928_hajrikushe.jpg

Ky është Hajri Kushe zëvendës drejtori i drejtorisë së policisë së Shkodrës i cili është pezulluar nga detyra e tij dhe është vënë nën hetim për shpërdorim detyre.

Kushe dyshohet se ka shpërdoruar detyrën e tij duke lejuar kultivimin e kanabisit në disa zona të Shkodrës. Ndaj tij është marrë pasa e pezullimit të detyrës dhe ndalimi i udhëtimit jashtë vendit për sa kohë është nën hetim.


Lajmi kryesor:

Lejuan kultivimin e kanabisit në disa zona të Shkodrës, ndalohen 13 efektivë të policisë! Mes tyre edhe zv.drejtori Hajri Kushe (EMRAT)


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?