Bashkia e Bulqizës do të mbulojë shpenzimet për përcjelljen e në banesën e fundit të tre pjesëtarëve të familjes Tola që humbën jetën të asfiksuar një ditë më parë. Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla u shpreh për Report Tv në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të propozojë akordimin e një fondi të posaçëm për t'i ardhur në ndihmë pjesës tjetër të familjes.
"Është një ngjarje që ka tronditur të gjithë familjen Tola dhe gjithë Bashkinë e Bulqizës. Është një dramë e vërtetë. Një tragjedi e vërtetë. I urojmë shërim së më të shpejtë vajzës që është në spital. Do mbulojmë shpenzimet e varrimit dhe do kërkoj që në mbledhjen më të afër të këshillit bashkiak të akordojmë një fond të posaçëm. Ne do jemi në mbështetje të familjes. Besoj se do ketë një vendim unanim për të ndihmuar këtë familje. Janë ekspertët ata që do të thonë fjalën e fundit lidhur me shkakun", u shpreh Lefter Alla për Report Tv.
Në familjen ku ka pllakosur morti ka shkuar edhe deputeti i zonës Halil Jakimi.
"Kësaj dhimbje i bashkohen qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Nga Bashkia janë mbuluar shpenzimet për varrimin. Në mbledhjen e Këshillit të Bashkiak do vendosim t'i vijmë në ndihmë familjes. Kjo familje ndan sot një dhimbje të madhe. Nuk kam çfarë shtoj tjetër vetëm qofshin të xhenetit', u shpreh Jakimi.
Lajmi kryesor:
Humbi gruan e 2 fëmijët, Tola: S'e di më si jam! 22-vjeçarja nuse për në banesën e fundit! E mbijetuara ende s'di asgjë!
//ReportTv.al