Nënë Liza në krye edhe të protestës së sotme: Kemi prej 19 janarit që flemë jashtë! Na kanë dhën letra false, kjo është luftë brenda për brenda

3 Shkurt 2022, 11:24| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 11:48

  • Share

Nënë Liza, është shndërruar në një nga personazhet që ka marrë më shumë vëmendje gjatë protestës së banorëve të prekur nga projekti projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe.

Ajo nuk mund të mungonte as në protestën e zhvilluar mëngjesin e sotëm, nga ku tha se ajo dhe familja e saj prej datës 19 janar flenë jashtë dhe se bashkia ju ka dhënë letra false.

“Duam letra me vulë, me kontratë. Nuk dal në rrugë të madhe. Nuk më ka vrarë një, por vet i 13-ti. Nuk do kërkojmë azil. Jemi luftë brenda për brenda. I bëj thirrje Gledis Nanos, nuk kemi qëlluar ne në policë, policia ka gjuajtur në ne. 30 vjet është rruga pa ndreq. Këto janë letra false. Jam 78 vjeçe, nuk ka shtet e polici që më gënjen. Nuk fut kolonë në vendin tim, pa lëshuar firmë unë. Është jeta e fëmijëve të mi. Jemi që në datën 19 që flemë jashtë. Dikur dhe bagëtitë i mbronim, në dimër i vishnim kasollet me fier e bar që të mos mërdhinin, kurse ne jemi në rrugë. Protesta do vazhdojë ditë për ditë. Po qe nevojë dhe me çadra këtu”, tha nënë Liza për mediat.


Lajmi kryesor:

U shembën shtëpitë nga Unaza e Madhe e rikualifikimi urban, banorë të 4 lagjeve në Tiranë protestë: Na lanë në rrugë, ku të shkojmë ne?! Rama: Kanë marrë më shumë se u takon


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?