U shembën shtëpitë nga Unaza e Madhe e rikualifikimi urban, banorë të 4 lagjeve në Tiranë protestë: Na lanë në rrugë, ku të shkojmë ne?! Rama: Kanë marrë më shumë se u takon

3 Shkurt 2022, 09:55| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 13:45

  • Share

TIRANË- Banorët e zonës së ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit u mblodhën sërish këtë herë përpara Kuvendit me një “zë”, për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre. Me pankarta në duar banorët kërkuan të marrin një dëmshpërblim të plotë dhe të drejtë të banesave të tyre dhe t’u tregohet me saktësi se kur do t'i jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thekson se të gjithë banorët kanë marrë hakun e tyre madje edhe më shumë nga sa u takon.

“Ndërsa unë besoj se tek 5 maji te gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe me shume se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj siç po ndodh me te tere ata qe po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhe edhe me ju atje, ndërsa atë pjesën e votimit mos e thuaj te paktën, jo për mua, po për tere ata qe u vranë, u burgosen, u privuan nga e drejta e votës”, shkruan Rama.

Në krah të banorëve është shfaqur edhe Sali Berisha duke e cilësuar prishjen e banesave si mënyrë e vjedhjes së qeverisë në kurriz të shqiptarëve

“Dokumenti nuk përbën marrëveshje por akt mashtrimi. Një territor i jepet disa kompanive për tu zhvilluar. Këtu është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë”, tha Berisha.

Banorët e 5 majit preken nga projekti i procesit rindërtimit, ndërsa banesat e Paskuqanit, Laprakës dhe Kodrës së Priftit preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe, pjesë e urbanizimit të Tiranës. Protestës përpara Kuvendit iu bashkua edhe Flamur Noka, Belind Këllici dhe Albana Vokshi.

Një burrë i moshuar, banor i Babrrus prej 30 vitesh, me lot në sy tregoi për mikrofonin e Report Tv se është i dëshpëruar dhe se nëse i prishet shtëpia nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të vrasë veten dhe gruan.

"Shtëpia ime do të dëmtohet. Jam i sëmurë me dializë, gruan e kam pa pension. Se di ku do ikim,  jam i vrarë nga jeta ime. Po na morën shtëpinë do vrasë dhe gruan.. s’na ka mbetur gjë. Burrë e grua jemi. Unë jam i mbaruar, jam i vdekur nëse na marrin shtëpinë. Do vras gruan dhe veten, të rrojnë këta s’kam ca bëjë, s’kam ku shkoi. 30 vjet e kam atë shtëpi, sot ai thotë dil përjashta. Vajza më ka shlyer dritat dhe ajo e shkreta ka 2 fëmijë. jam gati të vras vetes.”, tha ai.

Pas Kuvendit, “stacioni” i dytë i protestës ishte Ambasada Amerikane, aty ku për disa momente shkaktuan një situatë kaotike dhe trafik.

Njeri prej banorëve pjesë e protestës i është drejtuar ambasadores Yuri Kim sapo mbërritën përpara Ambasadës Amerikane duke i thënë se kërkojnë të trajtohen si shtetas amerikanë në Shqipëri dhe se duan të jetojnë me dinjitet.

“Kërkojmë nga ambasadorja Kim që të ketë reflektim nga parlamentarët që marrin ligje të gabuara. Të na trajtojnë njëherë të vetme si shtetas amerikan në Shqipëri, zonja Kim kërkojmë dinjitet, kërkojmë të jemi të denjë edhe ne të themi “o sa mirë me qenë shqiptar” dhe jo “sa mirë me qenë amerikan”. Kërkojmë ndihmën tuaj zonjë. Kërkojmë sërish ndihmën tuaj.”, tha një qytetar.

"Stacioni" i tretë dhe i fundit përpara se protestës së ditës së sotme ishte Ambasada e Bashkimit Evropian, ku banorët parashtruan edhe njëherë kërkesat  e tyre.

Ata paralajmëruan se “lufta” e tyre për drejtësi nuk ka mbaruar dhe se do të rikthehen me protesta të tjera në ditët në vijim.

Më 19 janar Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit.

Ora 13:30
Shembja e banesave te ‘5 maji’, Ahmetaj: Si ata që kanë pasur legalizimet dhe ato që s’i kanë pasur do trajtohen njëlloj

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj sqaroi se banorët te 5 maji, të cilëve u janë prishur banesat, do të kompensohen me shtëpi të reja, si ato që kanë pasur banesa të legalizuara dhe ato që s’kanë pasur legalizimin do të trajtohen njëlloj. Ai theksoi se qytetarët në këto zona do të përfitojnë banesa po me aq metra katrorë sa e kanë pasur.

“E kuptoj patosin e dikujt që do të bëhet opozitar. Çdo vend ka problemet e veta dhe një vend si Shqipëria si ka përfunduar problemet e veta. KE thotë që i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Ka pasur probleme në vendet anëtare që kanë qenë pengesë. Shqiptarët meritojnë ti hapin sytë. Qeveritë kanë bërë punët e veta. Fakti është që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë. Filozofia e çmimit të naftës. Sa është çmimi sot i naftës? Midis 190 lekë dhe 194 lekë. E dyta ky çmim ka qenë vetëm në 2009. Cila është diferenca. Pse pyetja lind që çmimi ka qenë njësoj edhe atëherë edhe pse taksa ka qenë me e ulët. Kjo ka të bëjë me tregun, strukturën e tregut. Nuk hequr kërkesa nga taksa e makinave dhe ka shkuar te çmimi i naftës. Pyetja ngelet, nuk ikim dot. Pse në 2009 çmimi ishte 192 dhe 193 dhe taksa ishte 7 lekë dhe sot është 192-193 dhe taksa është 27 lekë. Shqipëria nuk është eksportues neto i naftës. Janë 136 familje që përfitojnë nga procesi i rindërtimit. Rreth 60 banesa, janë ndërtime të pa legalizuara. Qeveria ka vendosur që edhe ata që janë të pa legalizuar edhe ata që janë të legalizuar të trajtohen njëlloj. Nëse dikush kat e 5 maji shtëpi apo dyqan 200 metra katror, do të marrë shpërblim 200 metra katror. Nuk ka rëndësi është i legalizuar apo jo. Ju kapni çdo çështje me opozitë. Ata do të trajtohen me 100% të metrave katrorë. Janë bërë 27 kontrata të atyre me ndërtesa të legalizuara”, tha Ahmetaj.ar

Ora 11:43
Protesta përpara Ambasadës së SHBA, banori i drejtohet Kim: Duam të na trajtojnë si amerikanë në Shqipëri! Të themi me dinjitet ‘o sa mirë me qenë shqiptar’

Njeri prej banorëve pjesë e protestës i është drejtuar ambasadores Yuri Kim sapo mbërritën përpara Ambasadës Amerikane duke i thënë se kërkojnë të trajtohen si shtetas amerikanë në Shqipëri dhe se duan të jetojnë me dinjitet.

“Kërkojmë nga ambasadorja Kim që të ketë reflektim nga parlamentarët që marrin ligje të gabuara. Të na trajtojnë njëherë të vetme si shtetas amerikan në Shqipëri, zonja Kim kërkojmë dinjitet, kërkojmë të jemi të denjë edhe ne të themi “o sa mirë me qenë shqiptar” dhe jo “sa mirë me qenë amerikan”. Kërkojmë ndihmën tuaj zonjë. Kërkojmë sërish ndihmën tuaj.”, tha një qytetar.

 

Ora 11:31
Bori makinash dhe trafik, protesta bllokon rrugën e Elbasanit! Banori: Stacioni i radhës përfaqësia Bashkimit Evropian.

 

Bori makinash dhe zë protestuesish, është kjo situata aktuale në Rrugën e Elbasanit pranë Ambasadës Amerikane. Banorët e grumbulluar në trotuare dhe rrugë po rëndojnë trafikun.

Njeri prej banorëve, pjesë e protestës tha se stacioni i tyre i radhës do të jetë përfaqësia e Bashkimit Evropian.

Ora 11:31
Prishja e banesave te 5 maji, Rama: Të gjithëve u është dhënë haku, madje më shumë nga sa u takon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me prishjen e banesave në zonë  e 5 majit në kuadër të procesit të rindërtimit. Teksa banorët janë duke protestuar sërish sot para Kuvendit, Rama u është përgjigjur atyre me një koment në facebook, ku shkruan se të gjithë kanë marrë hakun e tyre madje edhe më shumë nga sa u takon.

“Ndërsa unë besoj se tek 5 maji te gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe me shume se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj siç po ndodh me te tere ata qe po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhe edhe me ju atje, ndërsa atë pjesën e votimit mos e thuaj te paktën, jo për mua, po për tere ata qe u vranë, u burgosen, u privuan nga e drejta e votës”, shkruan Rama.

 

Ora 11:30
Berisha për protestën e banorëve që u prishën shtëpive: Po mashtrohen nga Qeveria! Është aferë megavjedhjeje

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot teksa po hynte në seancë plenare edhe për protestën e banorëve të 5 Majit, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit. Berisha tha se dokumenti i ofruar banorëve është mashtirm.

"Dokumenti nuk përbën marrëveshje por akt mashtrimi. Një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e të  2 palëve. Kërkon firmën e titullarit ose personin e autorizuar nga titullari. Çfarë ndodh këtu? Një territor i jepet disa kompanive për tu zhvilluar. Këtu është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë. Këtu nuk lejohet që atë që duhet t'i jepet banorëve në përqindje të madhe e përvetëson qeveria dhe zhvilluesve nuk u mbetet asgjë. Kjo që ndodh është një akt i mirëfilltë ç'njerëzor. Megavjedhje e madhe me kulla 30 katëshe që ndërtohet në trojet e tyre. Qytetarët e Tiranës të solidarizohen se nesër kjo mund të ndodhë derë më derë dhe shtëpi më shtëpi. Qindra qytetarë protestuan se epo u shkatërrohen shtëpitë. Lexoj se kreu i meduzës u përgjigj se i kemi dhënë më shumë se sa i takon. I kanë dhënë gënjeshtrën. Unë kam dokumentin që u kanë ofruara për firmë, dokument që është thjeshtë një vetëdeklarim dhe jo kontratë apo marrëveshje. Është vetëdeklarim, mund të thoni se është i domosdoshëm, por pa kontratën apo marrëveshjen mes palëve, ai ka zero vlerë. Është një mekanizëm i turpshëm mashtrimi që po përdoret ndaj tyre. Pse qeveria nuk ofron kontratë apo marrëveshje paraprake? Sepse do të vjedhë mbi ndërtesën që do ndërtohet në truallin ku ato banojnë. Ka qenë në plan të bëhej 7 kate ndërtesa, po bëhet 35. Është një akt i turpshëm ku oligarkë të kreut të meduzës dhe Lulzim Bravës kanë bashkuar vjedhjen me qytetarë. Ose ky parlament do t'i kthehet popullit, ose duhet të shkrihet, nuk meriton të ekzistojë nëse nuk mbron interesat e qytetarëve", tha ai.

 

Ora 11:24
Nënë Liza në krye edhe të protestës së sotme: Kemi prej 19 janarit që flemë jashtë! Na kanë dhën letra false, kjo është luftë brenda për brenda

Nënë Liza, është shndërruar në një nga personazhet që ka marrë më shumë vëmendje gjatë protestës së banorëve të prekur nga projekti projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe.

Ajo nuk mund të mungonte as në protestën e zhvilluar mëngjesin e sotëm, nga ku tha se ajo dhe familja e saj prej datës 19 janar flenë jashtë dhe se bashkia ju ka dhënë letra false.

“Duam letra me vulë, me kontratë. Nuk dal në rrugë të madhe. Nuk më ka vrarë një, por vet i 13-ti. Nuk do kërkojmë azil. Jemi luftë brenda për brenda. I bëj thirrje Gledis Nanos, nuk kemi qëlluar ne në policë, policia ka gjuajtur në ne. 30 vjet është rruga pa ndreq. Këto janë letra false. Jam 78 vjeçe, nuk ka shtet e polici që më gënjen. Nuk fut kolonë në vendin tim, pa lëshuar firmë unë. Është jeta e fëmijëve të mi. Jemi që në datën 19 që flemë jashtë. Dikur dhe bagëtitë i mbronim, në dimër i vishnim kasollet me fier e bar që të mos mërdhinin, kurse ne jemi në rrugë. Protesta do vazhdojë ditë për ditë. Po qe nevojë dhe me çadra këtu”, tha nënë Liza për mediat.

Ora 11:21
Me vajzën e vogël në krah, banori proteston pas  prishjes së shtëpisë: Na kanë nxjerrë në rrugë, kam 3 fëmijë

Një banorë i njësisë nr.4 në Tiranë ka marrë edhe vajzën e tij të vogël me vete, në protestën kundër shembjes së banesave që preken nga projekti i rindërtimit. Ai thotë se ka 3 fëmijë dhe se pas prishjes së banesë, janë nxjerrë në rrugë.

'Jam banorë i njësisë 4. Mora dhe vajzën me vete, banesa më është shembur. Na kanë nxjerrë në rrugë. Unë nuk e firmos atë aktmarrveshje, as bonus nuk na kanë ofruar. Unë kam 3 fëmijë të vegjël, jemi 7 persona që rrimë në atë shtëpi. Ne presim të veprojë shteti të na japë drejtim.

Ora 11:12
Zhvendoset protesta, banorët së ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit nisen drejt Ambasadës amerikane

Banorët së ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit po zhvendosin protestën e tyre në Ambasadën e SHBA.

 

Ora 11:00
Noka nga protesta para Kuvendit: Qeveritarët flenë në luks, ndërsa banorët e ‘5 majit’ mbështjellin fëmijët me plastmasë! Kompensimi nuk i mjafton as të blejnë një banjë

Noka i cili i është bashkuar mëngjesin e sotëm protestës së banorëve të lagjeve të prekura nga projekti i procesit rindërtimit, tha se qeveria po tregohet e pashpirt dhe se teksa ata flenë në luks, fëmijët e këtyre qytetarëve mbështillen plastmasë për t'u ngrohur.

"Banorët kanë pritur një përgjigje qeveritar, kanë pritur që dikosh të kujtohet për hallet e tyre. T’i jap rrugë problemeve tyre në bazë të ligjeve. Por deri më tani kanë parë vetëm heshtje dhe shpërfillje kriminale qeveritare, bashkia dhe pushteti horrave. Sot është shtuar numri i banorëve të i Tiranës që hidhen në rrugë të madhe pa mëshirë. Që nga 2013 e deri më sot, në çdo projekt që është paraqitur ka patur dy shtylla. 1 korrupsion 2 pashpirtësia ndaj qytetarëve të Tiranës. Banorët nuk duan asgjë tjetër, përveçse të drejtën e tyre. Asnjeri prej tyre nuk është i paligjshme në tokën dhe vendin e tij. Nuk ka vend në botë ku pashpirtësia qeveritare të arrijë këto përmasa. Do t’iu kompensojmë i thonë, por s’ka gjë më fyese se kompensimi të jetë në një vlerë që s’blejnë dot një dhomë, as një banjë jo më një shtëpi. Kjo tregon se për këtë qeveri ka vetëm një prioritet, babëzi dhe vetëm babëzi. Kjo është fytyra e kësaj qeverie. Parimi në një demokraci është legalizimi pastaj urbanizo. Nuk mund të urbanizosh në kurriz të qytetarëve. Ne jemi me banorët, krah tyre, çdo ditë, çdo moment, nuk do t’i braktisim në kauzën e tyre të drejtë dhe jetësore. Qeveritarët flenë në kushte luksi, por nuk duan t’ia dinë se ka netë që këto familje dhe fëmijët e tyre e kalojnë natën me plastmasë.", u shprej Noka.

Ora 10:57
Protesta para Kuvendit, banorët: Po vidhemi haptazi, ku të shkojmë ne

Banorët e 5 Majit, Laprakës dhe të Paskuqanit në Tiranë që preken nga projekti për shkatërrimin e pronave të tyre janë bërë së bashku dhe po protestojnë para kuvendit të Shqipërisë.

“Bashkia po na vjedh haptazi, akt marrëveshje është vjedhje e pastër”, ka thënë një banor.

“Kam më shume kulture se Erion Veliaj se kam 30 vjet ne europe. Token e zaptuam si gjithë te tjerët por kjo s’do te thotë qe shtëpia duhet shembur. Kjo është padrejtësi dhe ne do përshkallëzojmë protestën”, tha nder te tjera qytetari.

Ora 10:48
Protesta para Kuvendit, banori për Report Tv: Nëse më prishet shtëpia nuk më mbetet më gjë! Do vras gruan dhe veten! Flet një tjetër: Kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit

Pa shpresë për të ardhmen dhe me zë të ngjirur banorët e ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit, insistojnë në protestën e tyre, me pretendimin se nuk po i respektohen të drejtat themelore.Gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj i është afruar disa prej tyre.

Një burrë i moshuar, banor i Babrrus prej 30 vitesh, me lot në sy tregoi për mikrofonin e Report Tv se është i dëshpëruar dhe se nëse i prishet shtëpia nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të vrasë veten dhe gruan.

“Shtëpia ime do të dëmtohet. Jam i sëmurë me dializë, gruan e kam pa pension. Se di ku do ikim,  jam i vrarë nga jeta ime. Po na morën shtëpinë do vrasë dhe gruan.. s’na ka mbetur gjë. Burrë e grua jemi. Unë jam i mbaruar, jam i vdekur nëse na marrin shtëpinë. Do vras gruan dhe veten, të rrojnë këta s’kam ca bëjë, s’kam ku shkoi. 30 vjet e kam atë shtëpi, sot ai thotë dil përjashta. Vajza më ka shlyer dritat dhe ajo e shkreta ka 2 fëmijë. jam gati të vras vetes.”, tha ai.

Një tjetër banorë i lagjeve të prekura, tha se nuk kërkon asgjë tjetër përveç zbatimit të ligjit dhe një dëmshpërblimi të drejtë.

“Ne kërkojmë vetëm të zbatohet ligji, asgjë më shumë. Në aktmarrëveshje nuk është përcaktuar asgjë  saktë, nuk përcaktohet dëmshpërblimi. Ne nuk dimë ku po firmosim.”, tha ai.

Bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve banues në Paskuqan, tha se nëse i shembet shtëpia kërkon një dëmshpërblim të drejtë me çmim e tregut dhe një shtëpi ku të strehohet me familjen e tij.

“Kemi kërkuar që bashkia të vijë, por nuk vijnë të na takojnë, nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje se dimë nëse do të dëmshpërblehemi, ku do të shkojmë nuk e dimë. Jemi katër veta në familje., Presim të na kthejnë një përgjigje të dëmshpërblehemi me çmimin e tregut. S’kemi ku strehohemi, do të dalim te koshi plehrave, ose do të shkojmë te shpija e di Ramës të ngremë çadër”, tha ai.   

Ora 10:32
Noka, Këlliçi dhe Vokshi i bashkohen protestës së banorëve para Kuvendit!

Flamur Noka, Belind Këllici dhe Albana Vokshi i janë bashkuar protestës së banorëve të ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit mëngjesit e sotëm para Kuvendit.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ish pronari: 03/02/2022 15:39

    Zoterinj keshtu eshte kur zapton token e tjetrit. Heret a vone haka shkon tek i zoti. Me vjen keq qe do paguaj taksa per ju.

    Përgjigju
  • Trifoni: 03/02/2022 13:40

    Ndertimi pa leje e kriter ne toke te tjetrit keto pasoja sjell, heret a vone. Ama solidariteti njerezor eshte parim universal, qofte edhe ne gjendje lufte. Pra nje zgjidhje do te duhet te ishte dhenie e m2 per fryme sipas perberjes familjare me akt marreveshje ku te percaktohet qarte m2 qe do marrin dhe nderkohe bashkia te beje transparente dhe bonuset e qirase. Sepse me te drejte banoret kerkojne, por si i behet qe ish pronaret kane 30 vite gjyqeve dhe prape nuk kane marre gje. Ndaj duhet solidaritet por jo perfitim i disave qe ndertuan abuzivisht ne kurriz te shumices qe nuk abuzuan dhe tani do te duhet te paguaje faturen

    Përgjigju
  • Liza: 03/02/2022 12:44

    Mire qe nuk i thane “je me Ramen” Ambasadores, se do ishin kuptuar nga jane nisur ;) Sale mire? Jo kto qe i solle si uzurpus nuk jane mire, po ti perdori se aq kane …

    Përgjigju
  • adela: 03/02/2022 11:52

    e votuat? MBAJENI

    Përgjigju
  • Sifi: 03/02/2022 11:46

    Sali i lwjove per vota dhe sot i del mbr9jthe.Po te ishte zbatyar lighi askush nuk do ndertonte pa leje dhe sot ata te mjwre nuk do ishin ne proteste.E bete Shqioerine lesh arapi pa pike rregulli

    Përgjigju
  • Taulant: 03/02/2022 11:05

    Jo vellezer, une jam nga te shumtet qe nuk kam zaptuar asnje toke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?