Noka i cili i është bashkuar mëngjesin e sotëm protestës së banorëve të lagjeve të prekura nga projekti i procesit rindërtimit, tha se qeveria po tregohet e pashpirt dhe se teksa ata flenë në luks, fëmijët e këtyre qytetarëve mbështillen plastmasë për t'u ngrohur.
"Banorët kanë pritur një përgjigje qeveritar, kanë pritur që dikosh të kujtohet për hallet e tyre. T’i jap rrugë problemeve tyre në bazë të ligjeve. Por deri më tani kanë parë vetëm heshtje dhe shpërfillje kriminale qeveritare, bashkia dhe pushteti horrave. Sot është shtuar numri i banorëve të i Tiranës që hidhen në rrugë të madhe pa mëshirë. Që nga 2013 e deri më sot, në çdo projekt që është paraqitur ka patur dy shtylla. 1 korrupsion 2 pashpirtësia ndaj qytetarëve të Tiranës. Banorët nuk duan asgjë tjetër, përveçse të drejtën e tyre. Asnjeri prej tyre nuk është i paligjshme në tokën dhe vendin e tij. Nuk ka vend në botë ku pashpirtësia qeveritare të arrijë këto përmasa. Do t’iu kompensojmë i thonë, por s’ka gjë më fyese se kompensimi të jetë në një vlerë që s’blejnë dot një dhomë, as një banjë jo më një shtëpi. Kjo tregon se për këtë qeveri ka vetëm një prioritet, babëzi dhe vetëm babëzi. Kjo është fytyra e kësaj qeverie. Parimi në një demokraci është legalizimi pastaj urbanizo. Nuk mund të urbanizosh në kurriz të qytetarëve. Ne jemi me banorët, krah tyre, çdo ditë, çdo moment, nuk do t’i braktisim në kauzën e tyre të drejtë dhe jetësore. Qeveritarët flenë në kushte luksi, por nuk duan t’ia dinë se ka netë që këto familje dhe fëmijët e tyre e kalojnë natën me plastmasë.", u shprej Noka.
Lajmi kryesor:
U shembën shtëpitë nga Unaza e Madhe e rikualifikimi urban, banorë të 4 lagjeve në Tiranë protestë: Na lanë në rrugë, ku të shkojmë ne?! Rama: Kanë marrë më shumë se u takon
J.GJ.//ReportTv.al