Protesta para Kuvendit, banori për Report Tv: Nëse më prishet shtëpia nuk më mbetet më gjë! Do vras gruan dhe veten! Flet një tjetër: Kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit

3 Shkurt 2022, 10:48| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 11:15

  • Share

Pa shpresë për të ardhmen dhe me zë të ngjirur banorët e ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit, insistojnë në protestën e tyre, me pretendimin se nuk po i respektohen të drejtat themelore.Gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj i është afruar disa prej tyre.

Një burrë i moshuar, banor i Babrrus prej 30 vitesh, me lot në sy tregoi për mikrofonin e Report Tv se është i dëshpëruar dhe se nëse i prishet shtëpia nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të vrasë veten dhe gruan.

“Shtëpia ime do të dëmtohet. Jam i sëmurë me dializë, gruan e kam pa pension. Se di ku do ikim,  jam i vrarë nga jeta ime. Po na morën shtëpinë do vrasë dhe gruan.. s’na ka mbetur gjë. Burrë e grua jemi. Unë jam i mbaruar, jam i vdekur nëse na marrin shtëpinë. Do vras gruan dhe veten, të rrojnë këta s’kam ca bëjë, s’kam ku shkoi. 30 vjet e kam atë shtëpi, sot ai thotë dil përjashta. Vajza më ka shlyer dritat dhe ajo e shkreta ka 2 fëmijë. jam gati të vras vetes.”, tha ai.

Një tjetër banorë i lagjeve të prekura, tha se nuk kërkon asgjë tjetër përveç zbatimit të ligjit dhe një dëmshpërblimi të drejtë.

“Ne kërkojmë vetëm të zbatohet ligji, asgjë më shumë. Në aktmarrëveshje nuk është përcaktuar asgjë  saktë, nuk përcaktohet dëmshpërblimi. Ne nuk dimë ku po firmosim.”, tha ai.

Bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve banues në Paskuqan, tha se nëse i shembet shtëpia kërkon një dëmshpërblim të drejtë me çmim e tregut dhe një shtëpi ku të strehohet me familjen e tij.

“Kemi kërkuar që bashkia të vijë, por nuk vijnë të na takojnë, nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje se dimë nëse do të dëmshpërblehemi, ku do të shkojmë nuk e dimë. Jemi katër veta në familje., Presim të na kthejnë një përgjigje të dëmshpërblehemi me çmimin e tregut. S’kemi ku strehohemi, do të dalim te koshi plehrave, ose do të shkojmë te shpija e di Ramës të ngremë çadër”, tha ai.   


Lajmi kryesor:

U shembën shtëpitë nga Unaza e Madhe e rikualifikimi urban, banorë të 4 lagjeve në Tiranë protestë: Na lanë në rrugë, ku të shkojmë ne?! Rama: Kanë marrë më shumë se u takon


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?