" YEESSSS… AKADEMIA E KLUBIT TË MANCHESTER CITY DHE SHKOLLA E TIJ FUTBOLLIT PËR FËMIJËT DO TË KENË NË DURRËS KAMPUSIN E TYRE PËR RAJONIN
Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën", shkruan Rama në kanalet e komunikimit.
Në firmosjen e marrëveshjes në Britaninë e Madhe, të pranishëm kanë qenë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, si edhe kryetarja e bashkisë Durrës, Emirjana Sako. Në tryezën e firmës duket edhe biznesmeni i njohur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar.
Dy ditë më parë, nga qyteti i Durrësit Rama bëri me dije se Akademia e një prej klubeve prestigjoze evropiane do jetë pjesë e sportit në Durrës, kjo për të rinjtë e talentuar në sportin e futbollit. Terrenet sportive që do të vihen në dispozicion të Akademisë së Futbollit do jenë pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës.
Pjesë e "City Group" janë skuadra si Manchester City, New York City, Melbourne City, Yokohama F. Marino, Montevideo City Torque, Girona FC, Sichuan Jiuniu, Mumbai City FC etj.
Edhe planetin mars sikur ta sjellish ne Shqiperi,shqipetaret te moren vesh se kush je z.drejtues i vendit! Ti erdhe me zhurme te madhe per ndryshim dhe verte te besuam,por dole si ajo flaka e kashtes qe mbaron pune shpejt! Ty jo vetem nuk te besojme me por mezi po presim qe te shporresh,fatkeqsi eshte qe nuk po del nje alternative e re dhe kjo ju mban sa njeri-tjetrin juve ne pushtet.Jepini sa te mundeni se kur te zgjohet sovrani(ndoshta dhe von) sdo ket bunker qe ju merr persiper te ju mbroje!!
PërgjigjuAnglia po na dërgon kriminelët e tyre për të bërë atentate nëpër Shqipëri dhe t'i e kyçe gojën, kurse ata nuk pushojnë së shkruari për shqiptarët si kriminelë. Kur vijnë si turistë pa viza fillo e Deportoi në Afrikë të Jugut o Edi Rama.
PërgjigjuSa te shpifur jane, se shef ate legenin arab qe mori toke ne dr , per fushate po i kthen reston, cfar e lidh ate me manc city ?? Pervec faktit qe jane arab te gjithe ? Shqiperia po zbrazet keto tallin b*****
PërgjigjuDon Lazen e ke lene pushim sot? A0o nuk i takon thua si padrino i Durresit, investitor strategjik i larjes se parave ne megaaferen e Portit dhe pronar i sporteve ne Durres?? Ah po, zotrote per publike ke karikatura si Dako apo Sako ndersa per pune... gedhihesh e ngrysesh ke Iliria!!!
Përgjigju