Kryesocialisti Edi Rama pati një tjetër moment pikant me të rinjtë e Shkodrës në fund të fjalës së tij gjatë takimit.
Ai përsëriti porosinë për vajzat e reja që nëse kishin ndonjë simpatizant demokratë, ishte rasti më ideal për ta vënë në provë nëse është me BE-në apo me bufin e kënetës.
Teksa bëri batuta politike dhe shkaktoi të qeshura, kreu i socialistëve kujtoi se jo që ta kthenin simpatizantin e tyre në socialist, ta linin demokrat, por prova e 11 majit ishte që të votohej për Shqipërinë, BE-në dhe jo për kënetën.
“Me një porosi për gocat këtu që cilëndo prej tyre që kanë ndonjë simpatizantë demokrat, ndodh, ju ka ardh në dorë, rasti ideal për ta vu në provë simpatizantin, se sa mend ka.
Jo për ta bërë socialist, absolutisht jo, demokratët le të rrinë demokratë, por me Shqipërinë, me BE-në në Europë, apo me bufin e kënetës në gropë?! Nëqoftëse ai thotë unë jam me bufin e kënetës, është koha për ta përcjellë dhe për të parë majtas (bën me dorë shenjën e përcjelljes). Faleminderit!”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama me të rinjtë shkodranë: Me Benet Becin qëlluat në kokë! Shkodrës i gjetëm njeriun e duhur, bëjeni përsëri më 11 maj! PD me kandidatë që ‘ndërrojnë xhaketën’
A.Q/ReportTv.al