Politikë

‘Nëse s’e bën ti, s’e bëjnë të tjerët’, Rama batuta me sipërmarrësin: Edhe kur të bën kompliment, të vë përpara

26 Mars, 16:44| Përditesimi: 26 Mars, 17:50

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat me një sipërmarrës që i kërkoi ndërhyrje në bujqësi. 

Sipërmarrësi tha se duhet që shteti të krijojë një kalendar produktesh, ndërsa kreu i qeverisë i shtoi me shaka se “socialist jam por jo kaq i thekur sa të mendoj se shteti mund të zgjidhë gjithë problemet e këtij dynjallëku.”

Pjesë nga diskutimi: 

Sipërmarrësi: Ju e subvenciononi bujqësinë por në të vërtetë kemi nevojë për produkte edhe në shtator dhe tetor. Duhet një kalendar produktesh. Ne që jemi në sektorin e turizmit nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë, pra duhet një kalendar që rregullohet nga shteti, rregullim të produkteve në treg.

Rama: Socialist jam por jo kaq i thekur sa të mendoj se shteti mund të zgjidhë gjithë problemet e këtij dynjallëku. 

Sipërmarrësi: Kryeministër ne kemi një fat të madh që ke një kry ndryshe prej të tjerëve. Nëse nuk e bën ti, nuk e bëjnë kush hiç. Vendosi gjërat në shina që t’i gjejnë gati. Po nuk e bëre ti. Nuk ta them për kompliment. 

Rama: Edhe kur të bën kompliment duket sikur të vë para, boll o burrë se na mbyte. 
 


Lajmi kryesor:

Rama takim me sipërmarrësit nga Shkodra: Kemi bërë gati 200 mln euro investime në energji dhe ujë! Shumë rrugë që nuk u bënë në vite janë drejt përfundimit


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?