Nga Shkodra në një takim me sipërmarrësit e rinj, kryeministri Edi Rama tha se vetëm në energji dhe ujë janë bërë rreth 200 milionë euro investime. Kreu i qeverisë përmendi rrugët e lëna në harresë, teksa tha se janë hapur shumë kantiere dhe një pjesë e mirë e tyre janë drejt përfundimit.
“E kuptoj mirë nevojën për më shumë por shikoni se e paska përgatitur Beneti atje investimet që janë bërë në këtë qark, edhe shikoni vetëm energjinë, investimet në energji dhe për furnizim me ujë janë mbi 190 mln euro. Gati 200 mln vetëm në energji elektrike dhe ujë që ka qenë katastrofë. Patjetër që duhet më shumë. Nuk diskutohet që rruga 2106 metra, por të mos harrojmë se kemi në kantier rrugën e Dukagjinit që ishte kërkesë. Rruga e Komanit tjetër histori shumë vjeçare, rruga Shëngjin-Velipojë që në prill besoj se mbaron dhe do të jetë e hapur këtë sezon turistik. Rruga Shirokë-Zogaj që lidh Shkodrën me Malin e Zi, kështu që faktikisht janë kantiere që të gjitha kanë pasur nevojë të hapen por nuk janë bërë në shumë vite dhe tani janë të gjitha drejt përfundimit ose në punë.”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë e cilësoi Thethin si një “shkollë” pasi pjesa më e madhe e sipërmarrësve janë të rinj. Ai gjithashtu kërkoi që të shtohen njësitë akomoduese në Shkodër për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve. Duke u ndalur te bizneset hoteliere, Rama tha se shteti ka lënë TVSH më të ulët në rajon dhe Evropë, por kërkoi nga ata që të luftojnë informalizimin me deklarimin e numrit të shtretërve.
“Për të fituar keni fituar, për të formalizuar akoma jemi larg. Këtë vit, duke filluar nga maji, është një program që sipas dëshirës kush nuk do asnjë kontroll apo problem, dhimbje koke me historira kontrollesh tatimore, duhet të bjerë dakord që të bëjë një marrëveshje me tatimet edhe të paguajë 65 përqind nga maji-shtator. Vitin e ardhshëm po punojmë për një solucion dixhital që do të përfshirë edhe Airbnb, Italia, Spanja ka pasur problem të madh, edhe Kroacia.”, u shpreh Rama.
Gëzim Hysaj, babai i futbollistit Elseid Hysajt, i kërkoi kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me sipërmarrësit në Shkodër, krijimin e një moli në liqen.
Ai tha se krijimi i një moli do t’i vinte në ndihmë jo vetëm biznesit të tij gjatë periudhës së dimrit, por edhe të tjerëve që ndodhen në zonë.
Pjesë nga diskutimi
Sipërmarrësi: Jam Gëzim Hysaj, kur kam ardhur këtu shumë njerëz më kanë thënë se je budalla, por unë kam parë punën time. Pavarësisht fatit se djali fitoi disa lekë, më mbështeti dhe kam ndërtuar këtu. Jam në vitin e 4. Shyqyr që të takova. Për të bërë një biznes për të ecur para ee kemi në dorë ne. Unë kisha një kërkesë, njerëzit kanë ardhur te unë. Gjatë verës kam qenë plot. Kam 19 dhoma të faturuara gjatë vitit të kaluar, 116 mijë euro vetëm me këto dhoma. Unë për dimrin më duhet me pasur akses në liqen. Turistët e kërkojnë me bërë xhiro. Uji lëviz këtu, sivjet e kemi thelluar me bashkinë. Por gjatë dimrit mbyllet. Duhet një mol. Unë kërkoj një akses në liqen se është në të mirën e të gjithëve. Kam planifikuar të blej një skaf, me vendosur një biletë simbolike. Liqeni është pasuri e rrallë.
Rama: E pashë edhe molin e ri. Do ta zgjidhim, por ka edhe një gjë tjetër që besoj se duhet duke parë çfarë kanë ata që bëjnë sukses në turizëm në dimër. Duhet edhe një element tjetër që ka shumë potencial që është turizmi i fizioterapisë, shëndetit, masazheve. Yt bir me siguri ka njohje me fizioterapista. Ajo është një zonë e industrisë që po merr gjithmonë e më shumë hov.
Kryeministri Edi Rama, në takimin me sipërmarrësit në Shkodër, ironizoi edhe opozitën. Në përgjigje të një komenti të një sipërmarrësi, kreu i qeverisë përmendi shkollën ‘Ndre Mjeda’ në mes të qytetit, e cila ishte lënë në harresë kur bashkia drejtohej nga PD, ndërsa tani po rikonstruktohet.
Rama tha me ironi se PD ka pasur mendjen që të luftojë komunizmin dhe jo të bëjë punë për qytetin.
Pjesë nga diskutimi:
Sipërmarrësi: Ka qenë një luftë shumë e vështirë edhe politike, ekonomike se jam luftuar saqë deri me ardhjen në pushtet të PS, PD e ka pasur të ndaluar që edhe punëtorët e bashkisë me ardhur me pirë kafe.
Rama: Lufta kundër komunizmit i ka këto rregulla. Ata kanë luftuar komunizmin kështu që nuk kanë pasur gjë me ty. Kam vajtur sot me Benetin të shkolla Nndre Mjeda nuk më besohet akoma që në Shkodër, në mes të qytetit, të jetë edhe ajo shkollë atje, nuk më besohet se ajo shkollë nuk ekziston më në qytete të tjera. Ajo shkollë ishte si me qenë ’92, një tmerr. Por ama lufta kundër komunizmit i ka këto sakrifica. Nuk kanë bërë shkollën, por kanë luftuar komunizmin. Shih çfarë liste për deputetë kanë bërë, luftë kundër komunizmit.
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat me një sipërmarrës që i kërkoi ndërhyrje në bujqësi.
Sipërmarrësi tha se duhet që shteti të krijojë një kalendar produktesh, ndërsa kreu i qeverisë i shtoi me shaka se “socialist jam por jo kaq i thekur sa të mendoj se shteti mund të zgjidhë gjithë problemet e këtij dynjallëku.”
Pjesë nga diskutimi:
Sipërmarrësi: Ju e subvenciononi bujqësinë por në të vërtetë kemi nevojë për produkte edhe në shtator dhe tetor. Duhet një kalendar produktesh. Ne që jemi në sektorin e turizmit nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë, pra duhet një kalendar që rregullohet nga shteti, rregullim të produkteve në treg.
Rama: Socialist jam por jo kaq i thekur sa të mendoj se shteti mund të zgjidhë gjithë problemet e këtij dynjallëku.
Sipërmarrësi: Kryeministër ne kemi një fat të madh që ke një kry ndryshe prej të tjerëve. Nëse nuk e bën ti, nuk e bëjnë kush hiç. Vendosi gjërat në shina që t’i gjejnë gati. Po nuk e bëre ti. Nuk ta them për kompliment.
Rama: Edhe kur të bën kompliment duket sikur të vë para, boll o burrë se na mbyte.
Kryeministri Edi Rama, në një takim me sipërmarrësit e rinj në Shkodër, tha se Airbnb nuk ka ende kapacitet konkurrues për hoteleritë në vendin tonë. Sipas kreut të qeverisë, ashtu sikurse me hoteleritë, vitin që vjen do të sjellin një zgjidhje që synon edhe Airbnb.
“Akoma nuk jemi në fazën që të kemi kapacitet konkurrues për Airbnb, nuk është akoma faza që Airbnb kërcënojnë hoteleritë. E dyta, e kemi lënë që njerëzit të mund të fitojnë ca lekë. Të mos fillojmë historira me inspektorë e kontrolle deri nëpër shtëpia dhe ndërkohë këtë vit fillojmë fazën e re, në radhë të parë me hotelet se e dini shumë mirë se nuk i deklaroni të gjitha siç duhet të gjitha ato që fitoni. Në deklarimin e shtretërve, hotelet nuk e thonë të vërtetën. Ajo që do të bëjmë këtë vit që të fillojmë, ne kemi TVSH më të ulët në Evropë dhe rajon, 6 përqind për hotelet, dhe e kemi bërë qëllimisht për t’u dhënë mundësinë hoteleve. Për të fituar keni fituar, për të formalizuar akoma jemi larg. Këtë vit, duke filluar nga maji, është një program që sipas dëshirës kush nuk do asnjë kontroll apo problem, dhimbje koke me historira kontrollesh tatimore, duhet të bjerë dakord që të bëjë një marrëveshje me tatimet edhe të paguajë 65 përqind nga maji-shtator. Vitin e ardhshëm po punojmë për një solucion dixhital që do të përfshirë edhe Airbnb, Italia, Spanja ka pasur problem të madh, edhe Kroacia.”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se gjatë viteve të fundit numri i vizitorëve në Shkodër është rritur ndjeshëm, ndaj është e nevojshme që të shtohen edhe njësitë akomoduese.
“Veprat kryesore dhe lidhjet kryesore, e gjithë pyetja se kush bërë në fillim e pastaj. Kjo lidhet me çfarë fitojmë mbrapsht ekonomikisht që të kemi mundësi që çfarë investojmë të kthehet në ekonomi disafish. Po të shikosh se çfarë po ndodh me Shkodrën nga shifrat, është absolute që nevoja për më shumë njësi akomodimi do të rritet në mënyrë të konsiderueshme se nga fluksi i vizitorëve ka rritje të madhe vitet e fundit dhe për njësi akomodimi ka nevojë të madhe. Sot në qytet janë rreth 200 njësi mesatare ose të vogla por duhet më shumë edhe në zonën brenda sepse të gjithë këto njësi që janë më brenda, në formën e agroturizmit, ose hoteleve malore kanë vlerë jashtëzakonisht të madhe. Thethi e tregon qartë, është shkollë. Nga pikëpamja e bukurive natyrore ke gjithandej, ama aty është shkollë. Në Theth bën takim me banorët, dhe aty 85 përqind i ke të rinj. Janë me biznes, kanë hapur një derë dhe bëjnë lekë me mikpritje. Pagat në Theth janë më të mira. E shohin Shqipërinë nga këneta ose nga studiot natën që flasin broçkulla. Pagat janë super.”
Komente
