SPAK i ka bërë kërkesë Kuvendit për të lejuar arrestimin e deputetit Alqi Ballko i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit ku ka përfituar mbi 14 mln lekë duke favorizuar shoqërinë e Klodian Zotos.
Nëse Komisioni i Mandateve vendos i hap rrugë organeve të drejtësisë për arrestimin e Bllakos, atëherë i hapet rruga edhe plotësit mit të vendit të tij me një tjetër socialist nga lista e kandidatëve të zgjedhjeve të 25 prillit në 2021.
Në bazë të votave dhe pas Ballko është emrin i Pandeli Majkos, i cili është renditur i 19-i dhe mori 8780 vota dhe Dallëndyshe Bici e listuar në numrin 21 me një sasi votash prej 4977.
“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”, thuhet në Kodin Zgjedhor.
Lajmi kryesor: