Sport

Nesër derbi Partizani - Tirana për 'mbijetesën', Bordin: Momenti që të fitojmë, kemi disa rikthime

2 Tetor, 11:18| Përditesimi: 2 Tetor, 15:48

  • Share

Nesër (e premte) në orën 19:00 e gjithë vëmendja do jetë në 'Air Albania', aty ku Partizani dhe Tirana do përballen në derbin e kryeqytetit, sfidë kjo që vlen për raundin e gjashtë në Superligës. Ndeshja i gjen dy skuadrat në zonën e mbijetesës, teksa rezultati mund të sjellë pasoja për trajnerët.

Para medieve doli Roberto Bordin, trajneri italian i Tiranës që ka tre ndeshje në drejtim të skuadrës. Bordin ka thënë se Dembele dhe Meta janë të gatshëm, teksa sipas tij është koha për të fituar në derbi.

Derbi? Besoj erdhi ora e fitores, duke pasur parasysh edhe moralin që lojtarët kanë shfaqur, duke parë edhe ndeshjen e fundit që kemi bërë, e meritonim të fitonim, gjithashtu edhe për klasifikimin që është shumë i rëndësishëm, por fitorja në derbi ka tjetër rëndësi dhe tjetër moral për skuadrën. Kishim shumë raste në fakt dhe duhet të jemi më konkretë në portë, ishin 3-4 raste deçizive dhe sigurisht duhet të përmirësohemi edhe në fazën mbrojtëse sidomos në markime për të mos marrë ato lloj golash.

Rikthimet? Kemi rikthim të rëndësishme, kapitenin Dembele, Metën edhe disa lojtarë të tjerë për fat i kemi të gatshëm dhe sigurisht kemi një stërvitje të fundit sot për të vendosur kush do të fillojë ndeshjen. E gjithë skuadra është e vetëdijshme për rëndësinë e kësaj ndeshje, thjesht po presim momentin për të filluar. Në çdo ndeshje është e  vështirë që të fitosh dhe çdo skuadër futet për të fituar, sidomos ndeshjen në derbi, por për situatën që jemi, rëndësi kanë pikët dhe jo si i marrim, thjesht të ngjitemi në renditje.

Patsatsia? Kjo është diçka brenda familjes, por sigurisht unë ndjehem mirë kur lojtarët mërziten kur zëvendësohen sepse ka dëshirë dhe mendon që mund të japë akoma më shumë. Duke pasur parasysh emocionet e momentit, është normale që të gjithë duan të luajnë, por janë gjëra që zgjidhen shumë thjesht dhe nuk kemi problem te kjo pjesë.

Forma? Përveç golave që kemi marrë, kemi pasur probleme në duelet në lojën në ajër, duhet ta përmirësojmë. Ne gjithmonë i analizojmë ndeshjet dhe të nxjerrim gjëra të mira, të minimizojmë gabimet, por përveç të gjitha e rëndësishme është të marrim pikët. Për fat të keq është moment i vështirë edhe pse bëmë një ndeshje të mirë kundër Dinamos. S’është përgjegjësia ime të mendoj për të tjerët dhe për të merituar një klasifikim më të mirë, duhet të japim edhe më shumë.

Derbi vendos të ardhmen? Unë punoj për Tiranën dhe jo për vete, jam profesionist dhe nuk i shoh këto gjëra, çfarë do të thuash me këtë pyetje? Nuk është pyetje që mund të më drejtohet mua, unë punoj për të ardhmen e skuadrës, që është Partizani e ardhmja, jam shumë i vjetër përsa i përket kësaj sjellje dhe nuk kam probleme”, përfundoi Bordin.

Pas javës së pestë, Partizani me katër pikë (një fitore) mban vendin e tetë, ndërsa Tirana me vetëm dy pikë (asnjë fitore), ndodhet në vendin e fundit (10).

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?