Regjisori Dhimitër Anagnosti
Të martën, regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 10:00-13:00.
Detajet u bënë me dije nga e bija e regjisorit, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.
“Homazhet për Dhimitër Anagnostin do të zhvillohen të martën datë 02 shtator në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ora 10.00 - 13.00.”, ka shkruar ajo.
Lajmi kryesor:
Arti në zi! Shuhet në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti! E bija: Pas një lëngimi të gjatë, iu bind ligjit të jetës
Xh.D/SI.E./ReportTv.al
