Goditi Berishën, Gert Shehu zero pendesë për sulmin: E kisha planifikuar që në '97 (Ishte vetëm 6 vjeç)! Sekuestrohen kartelat e tij mjekësore

8 Dhjetor 2022, 11:40| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 19:57

  • Share

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar në gjykatë masën “arrest në burg” për 31-vjeçarin, Gert Shehu, i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës së opozitës ditën e Samitit të BE-së më 6 dhjetor në kryeqytet.

Seanca për caktimin e masës pritet të mbahet të premten, teksa nuk dihet nëse do të zhvillohet në ambientet e Spitalit të Traumës, ku Shehu prej së martës po kurohet pas goditjeve nga truprojat e Berishës, apo në sallë të gjyqit. Kjo do të përcaktohet në bazë të gjendjes së tij shëndetësore.

Mësohet se marrja ne pyetje e tij nga ana e oficereve të policisë gjyqësore ka qenë e vështirë, pasi i riu ka pretenduar se e kishte planifikuar sulmin që prej vitit 97 kohë kur ai në fakt ka qenë vetëm 6 vjeç. Madje bëhet me dije nga burime të grupit hetimor, se Gert Shehu nuk ka shprehur as pendesë për sulmin ndaj Sali Berishës.

Me dëshminë e nënës se 31-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor, dhe me bërjen publike të një vërtetimi mjekësor nga psikiatri që i ka dhënë kurë, prokuroria ka sekuestruar të gjitha kartelat mjekësore të Gert Shehut që prej vitit 2018 ku ai ka shfaqur çrregullimet e para. Pavarësisht kartelave, një ekip mjekësh do të rivlerësojë gjendjen e tij mendore.

Gjithashtu organi  i akuzës është në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nëse i riu me origjinë nga Tepelena, me prindërit e divorcuar, ka qenë apo jo në ndikimin e lëndës narkotike në momentin kur kreu sulmin.

Paralelisht vijon këqyrja e kamerave të sigurisë në vendet ku ka lëvizur në tre ditët e fundit 31-vjeçari, për të parë se me cilët persona ka pasur kontakte. Video e fundit e bërë publike, pak momente para se të godiste Berishën, e shfaq Gert Shehun teksa del nga Xhamia e Tabakëve. Por nga radhët e demokratëve, ka pretendime se i riu mund të ketë qenë edhe në selinë e PD-së në momentet e para të grumbullimit për protestën.

31 vjeçari nuk ka qenë i panjohur për policinë. Më parë rezulton të jetë arrestuar në 30 tetor 2015, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa me vete, siç e vërteton edhe ky njoftim i 7 viteve me parë.

Më tej, ai është gjobitur edhe në 2017-ën me 200 mijë lekë për plagosje të lehtë, pasi u shpall fajtor për rrahjen e një personi. Më tej, sipas burimeve, është ndaluar edhe për prishje të qetësisë publike. Për truprojat e kreut të Rithemelimit që dhunuan Gert Sheun pasi sulmoi Berishën, ende nuk është ngritur asnjë akuzë.

Ora 13:24
Goditi Berishën, zbardhet deklarata në polici e 31-vjeçarit: E kam planifikuar që në ‘97 (Ishte vetëm 6 vjeç)

1670494767_shehu.jpg

Gerti Shehu, 31-vjeçari që goditi me grusht Sali Berishën ka thënë para hetuesve se ai e kishte planifikuar këtë që nga viti 1997. Por megjithatë deklarata e tij janë kontradiktore. Kjo pasi në ’97 Gert Shehu ka qenë vetëm 6 vjeç.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Era: 08/12/2022 20:25

    Cfare hipokrizie: personi qe i dha nje grusht kriminelit(ai sot eshte nje deputet liste pa votat e duhura dhe ska asnje titull tjeter zyrtarisht) i jepet denimi arrest me burg ndersa personat qe e gjymtuan djalin dhe e kane bere per spital behen heronj...Cfare drejtesise...

    Përgjigju
  • bledi: 08/12/2022 16:33

    sali berisha do djegur me acid,,,bashke me ilir meten.....c'fare pendese te kesh per keta kriminela.....po na pelcet zemra.....

    Përgjigju
  • Paul: 08/12/2022 16:28

    jam dakort me cecon me bicak.....

    Përgjigju
  • Alb: 08/12/2022 16:04

    Zero pendes mir e ka then bobja me pas pendes per kete pleren hahahah

    Përgjigju
  • Trinity: 08/12/2022 14:45

    SKA MO 1 MILION SHUPLAKA PER S.B ... TANI DO BOHEN 1 MILION GRUSHTA....

    Përgjigju
  • beni: 08/12/2022 12:46

    lirojeni gert shehun ai eshte bir i popullit ,,,,,ai eshte nje si ne,,ai eshte hero,,,,,ai na perfaqson te gjithe neve,,,,begaj ta dekoroje ate,,,,kurse qe saliu dhe meta te dalin nga pokitika duhen sulmuar me acid ne fytyre.....atehere nuk mund te dalin nga shtepia....

    Përgjigju
    • Cevo me bixhak: 08/12/2022 13:44

      Berisha duhet rjepur i gjalke me bichak e ti hidhet kripe ne trup kjo i ben derman atij.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?