Kronikë

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt/ Blendi Klosi: Tirana ka nevojë për drejtues! Opozita ende pa një emër kandidati! Erdhën me të njëjtin skenar në Kuvend

22 Shtator, 22:11| Përditesimi: 23 Shtator, 07:01

  • Share

Teksa nesër do të zhvillohet mbledhja e Këshillit bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, për Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi, Tirana ka nevojë për një krytetar bashkie që të drejtojë kryeqytetin, pasi Veliaj nuk mund ta ushtrojë dot detyrën për shkak se ndodhet në burg.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Klosi tha se ndërsa PS ka zgjedhur kandidaten që do të garojë për drejtuese të Bashkisë së Tiranës, nga ana tjetër opozita ende s’ka paraqitur një emër kandidati.

 ‘Qyteti ka nevojë për një drejtues. Tirana nuk mund të rrinte pa një kryetar. Ne nuk i komentojmë  vendimet e gjyqësorit do të respektojmë institucionet e drejtësisë së re. Ai nuk e ushtron detyrën sepse është i izoluar dhe me vullnetin e tij e ka deleguar tek Anuela Ristani. Pra Tirana s’mund të rri pa një kryetar bashkie. PS po përgatitet për të fituar garën. Ndërkohë që merreni me ne, merruni me kampin tjetër që akoma s’ka asnjë kandidatë. Në këtë garë ne kemi kandidatin tonë shumë pozitiv. Ne u bëmë gati për garën e Tiranës. Ne jemi forcë që kemi përgjegjësi për të qeverisur vendin dhe qytetarët e Tiranës që e kanë votuar në këto vitet e fundit në të gjitha garat. Ne kemi përgjegjësinë para këtyre njerëzve. Ne kërkojmë që Tirana të menaxhohet’, tha ai.

Klosi u ndal edhe tek seanca plenare në Kuvend që u zhvillua pak ditë më parë, ku u miratua programi qeverisës i PS. Ai tha se opozita vijoi me të njëjtin skenar si në seancat e kaluara duke e bërë të pamundur vijimin normal të senacës.

‘Ajo që ndodhi në seancë nuk ishte një moment i mirë për jetën parlamentare të vendit. Të gjithë ishin përgatitur për të mbajtur fjalën e tyre por zhurma në sallë e bëri të pamundur mbajtjen e fjalës së kryeministrit dhe për atë që u krijua nuk ishte hera e parë. Rama tha ne jemi këtu për t’ju krijuar ju hapësirën e nevojshme. Veprimet e tyre prishën seancën dhe kjo gjë ka ndodhur me dhjetëra herë. Por po mungon debati parlamentar, vijnë aty dhe gjuajnë me libra, ata me këtë që po bëjnë po humbasin dhe po reduktohen’, tha ai.

Një koment Klosi e pati edhe për ministren virtuale ‘Diella’. 

‘Ky vizion i Inteligjencës Arificiale nuk ka dal sot, ka 2 vite e gjysme. Sepse qytetarët e përdornin e- Albania dhe është kjo është figura vizuale që i kthen përgjigje. Ajo kthen përgjigje për çdo të dhënë dhe gjuhë dhe për qindra shërbime që ne tani i ofrojmë online. Qeveria është për tu përgëzuar që ka kaq shumë shërbime online. Për prokurimet, ti i thua dua të bëjë këtë rrugën dhe kam kaq lekë dhe ajo të thotë të gjitha ato që duhen. Këtë gjë e bënim njerëzit, por një sistem komjutertik e zgjedh shumë më mirë dhe më shpejt se çdo zyrtar sado me eksperiencë të jetë’, tha ai.

Ora 22:47
‘Komisionet parlamentare pa emra nga PD’, Klosi: Ne do ecim përpara, ka ligje që duhet të ndryshojnë

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi, tha se Komisionet parlamentare janë ende pa emra nga PD. Ai tha se nga e mërkura nis edhe jeta parlamentare intensive.

‘Jo për mua por për deputetët e rinj ishte një ditë soleme. Rama tha ne jemi për të hapësirën dhe nuk duhet që të tolerojmë. Ne kemi një axhendë shumë të ngutshme në parlament që ka të bëjë me integrimin e vendit dhe për të bërë këtë ka me qindra ligje që duhet të ndryshojnë. Ne duam që të ketë debat në komisione, ndërkohë opozita ende nuk ka akoma emra për kryesit e grupeve në komisione që të fillojë normalisht mbledhjet e komisioneve. Opozita a do të vij në komisione ose jo se dimë, deri më sot nuk kanë ardhur në debatet që duhen bërë për reformën territoriale për atë zgjedhore. Ditën e mërkurë do të nis jeta parlamentare intensive’, tha ai.

Ora 22:43
Indrit Sefa: Veliaj është ende kryetar në detyrë, shkarkimi mund t'i jap atij fitore në Kushtetuese

 

Për juristin Indrit Sefa, nëse Erion Veliaj shkarkohet sipas tij, ai do dalë i fituar në Gjykatën Kushtetuese.

 ‘Ai është ende kryetar në detyrë. Unë mendoj se e gjithë kjo lojë, fitorja e zgjedhjeve nuk të legjitimon për çdo gjë që bëhet. Ju keni për detyrë që të dilni përballë qytetarëve. PS po e bënë procedurën në shkelje të ligjit për ti dhënë Veliajt nesër një fitore që e kanë shkarkuar në mënyrë të parregullt’, tha ai.

Për gazetarin Zylyftar Bregu, nëse Veliaj do të shkarkohet sipas tij do të ketë përplasje, sepse Veliaj mund ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen.

‘Ky është akt politik i Ramës dhe ky akt politikë ka një veprim procedural dhe një veprim juridik a është procedural shkarkimi nesër këtë nuk mundem ta them. A do të mundet Veliaj ta kthejë në një betejë juridike në Gjykatën Kushtetuese unë them se do ta bëjë. Sepse do ti tregojë Ramës se s’mund ti bindet Ramës për fatin e tij’, tha ai.

S.B/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?