Nesër mblidhet komisioni hetimor për shkarkimin e Metës: Raporti brenda shtatorit

10 Korrik 2019, 15:51| Përditesimi: 10 Korrik 2019, 19:50

  • Share

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta nuk do të humbasë kohë për nisjen e procedurave hetimore mbi anulimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti i Republikës. Deputeti Alban Zeneli, njëkohësisht nënkryetari i Komisionit Hetimor tha se mbledhja e parë e komisionit pritet të jetë ditën e nesërme. "Mbledhja e parë e komisionit hetimor për presidentin është brenda 3 ditëve dhe besoj se do jetë nesër".

Lidhur me afatin kohor se sa pritet të zgjasin procedurat deri në hartimin e një raporti përfundimtar mbi shkarkimin e presidentit të Republikës, Zeneli pohoi se raporti do të jetë gati brenda muajit shtator, për ti dhënë mundësi edhe ngritjes së Gjykatës Kushtetuese e cila do të marrë edhe vendimin përfundimtar nëse duhet shkarkuar apo jo presidenti Meta.  "Jo, në dijeninë time ne do zbatojmë gjithçka ka përcaktuar ligji dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe e gjitha koha e marrë nga Kuvendi do të jetë 3 muaj".

Deputeti i opozitës së re Halit Valteri, anëtar i komisionit Hetimor i qëndron  bindjes se procedurat e komisionit nuk duhet të jenë të nxituara, duke shtuar se në ditët në vijim do nisin edhe mbledhjet e fakteve për të vërtetuar nëse ka shkelje të Kushtetues në zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Nuk është se kemi gjë me ngut. Komisioni Hetimor nuk shkarkon presidentin e Republikës, por mbledh prova, fakte dhe jep propozime nëse Presidenti ka shkelur ose Kushtetutën. Ajo që jep vendimin përfundimtar është Gjykata Kushtetuese”.

Report tv mëson se mbledhja e parë e komisionit hetimor pritet të jetë në orën 13:00 të ditë së nesërme. Hapi i parë që do të ndërmerret do të jetë ngritja e një sekretariati teknik që do punojë edhe gjatë muajit gusht. Ndërkohë, brenda muajit korrik komisioni hetimor do të zhvillojë dhe 3 ose 4 mbledhje të tjera.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?