Pas kërkesës për të mbledhur nesër në 11:00 Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka thirrur dhe mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore në orën 17:00 po të premten më 12 qershor.
Në këtë takim, Gjiknuri shprehet se 'do të informohen anëtarët e komisionit për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik dhe ecurinë e mëtejshme të reformës".
Marrëveshja e arritur në Këshillin Politik ka sjellë reagimin e ashpër të opozitës parlamentare, e cila shprehet se nuk do të votojë këtë reformë nëse nuk reflektohet dhe dy kërkesat e tyre, atë të ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe listat e hapura. Pikërisht mbledhja e këtij komisioni ka dhe si qëllim informimin dhe diskutimin e reformës zgjedhore edhe me anëtarët e opozitës parlamentare që ndodhet në këtë komision parlamentar.
Lajmi kryesor: