Sociale

Nesër nisin regjistrimet në Universitet, Rektori i UT Hoxha: 7 faza, presim 11 mijë studentë të rinj! Degët e mësuesisë po ‘vuajnë’

28 Gusht, 11:05| Përditesimi: 28 Gusht, 16:48

  • Share

Në prag të nisjes së regjistrimeve në universitete të premten e 29 gushtit, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, i këshillon maturantët të mos nxitohen dhe të presin me qetësi rezultatet për degët që kanë zgjedhur.

Hoxha thotë se lajmi i mirë është fakti që 500 maturantë më shumë kanë aplikuar për arsimin e lartë krahasuar me një vit më parë.

“Është një shenjë e mirë që tregon se të rinjtë i drejtohen bankave të universitetit dhe është një tregues se kanë më shumë besim këtë vit sesa vitet e shkuara që i janë drejtuar në një numër më të madh universiteteve të të huaja jashtë vendit.  Universiteti i Tiranës padyshim që është universiteti që mban peshën kryesore të arsimit të lartë. Ne së bashku më të 3 cilët e studimit presim mbi 11 mijë studentë. Kemi sot 24-25 mbi 22 mijë studentë që tregon se pesha specifike që pesha e këtij institucioni vazhdon të jetë ajo që rëndon me shumë dhe që garanton që ne programet që zhvillohen në këtë universitetet janë të konsoliduara madje më traditë të koordinuara me të gjitha zhvillimet e kohës. Të gjitha këto arritje që ka arsimi i lartë dhe në veçanti Universiteti i Tiranës rrisin vetëbesimin tek të rinjtë për të ndjekur studimet tek universitet tona”, tha Artan Hoxha.

Në një komunikim me mediat, Hoxha ndaloi edhe te degët që prej vitesh kanë më pak interes nga maturantët, si mësuesia apo shkencat e natyrës, për të cilat tha se po vuajnë në të gjithë vendin.

“Për herë të parë në mënyrë të konsoliduar Universiteti i Tiranës ka marrë përsipër të trajnojmë mësuesit e shkollave parauniversitsare, drejtuesit e tyre dhe të gjithë ata që marrin pjesë në procesin e mësimdhënies. Është një ndërmarrje e rëndësishme që ecën prej dy vitesh. Kjo ka bërë një ndërthurje dhe një lidhje me të mirë më universitetin dhe ciklin parauniversitar duke njohur më mirë njëri-tjetrin se çfarë ofrojmë nëpërmjet programeve universitare dhe parauniversitare dhe reformat që bëhen në arsim duhet të jenë të integruara pasi nxënësi kthehet në student dhe pastaj në tregun e punës”, u shpreh Artan Hoxha.

Hoxha tha se Universiteti i Tiranës mban edhe këtë vit peshën kryesore, ndërsa pret rreth 11 mijë studentë të rinj. 

Procesi i regjistrimeve do të zhvillohet në shtatë faza, secila 48-orëshe. Çdo maturant i shpallur fitues ka dy ditë kohë për t’u regjistruar, përndryshe vendi i tij i kalon automatikisht një kandidati në pritje. Pas përfundimit të fazave, do të ketë edhe një periudhë çregjistrimi për ata që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goooohv: 28/08/2025 17:27

    7 faza? Po 17 faza ta kishit bërë se ja morët frymën studentëve. Arsimi më i pa arsimuar e më i pa studjuar nuk ka ku të vejë më....

    Përgjigju
  • Interesant: 28/08/2025 13:41

    Ketej ka qindra mesues pa pune, ketej kerkojne studente per deget e mesuesise. Ndryshoni drejtimin e shkollave ne drejtime teknologjike, apo nuk keni ku coni pedagoget e lendeve.

    Përgjigju
    • Bravo: 28/08/2025 14:44

      Koment shume intelektual ! Vetem 11.000 student tregon qe mesuesit do nisin export

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?