Për herë të parë, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” çel programin e studimit Bachelor “Arkitekture për Trashëgimi Kulturore” në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Barit në Itali.
Lajmi u bë i ditur nga rektorja e Vlorës, Aurela Saliaj, e cila tha se “kemi hapur këtë vit akademik programe në gjuhen angleze, për studente ndërkombëtarë dhe shqiptare.”
Studentët do të kenë mundësinë të formohen si arkitektë të orientuar drejt mbrojtjes së trashëgimisë, gjate tre viteve te studimit, ndërsa leksionet do zhvillohen ne gjuhen angleze. Studimet janë të strukturuara në gjashtë semestre. Mësimi do të zhvillohet në të dy universitetet: semestri i parë, i dytë, i katërt dhe i pestë do të zhvillohen në Universitetin e Vlorës, ndërsa semestri i tretë dhe i gjashtë do të zhvillohen në Universitetin Politeknik të Barit. Aplikimet per kete dege kane nisur me 7 gusht dhe vazhdojnë deri me 15 Shtator. Janë vetëm 50 kuota te lira, ndaj kandidatet do ti nënshtrohen konkursit me 23 shtator.
Sakaq, Rektorja e Universitetit te Vlores Aurela Saliaj tha se eshte shtuar interesi dhe per degët e tjera, si ekonomi, operator turistik dhe inxhinieri kompjuterike.
“Është konstatuar një ngritje e veçantë tek ekonomia dhe shkencat natyrore. Diferenca ka bere dega për operator turistik”, shton rektorja.
Lista me emrat e fituesve është shpallur ne portalin ualbania.al dhe te premten nis regjistrimi i studenteve në të gjitha universitetet e vendit, proces që zgjat deri me 11 shtator.
Komente

Kjo dega e re eshte si puna e Akademise se barinjve …!
Përgjigju