Përplasja në PD/ Bardhi kërkon në Gjykatë çregjistrimin e Bashës si kryetar! Grupi i PD: Të anulohen zgjedhjet, akt përçarës

28 Korrik 2023, 13:37| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 19:49

  • Share

TIRANË- Pak orë pas thirrjes për të dalë në votime të grupit “Basha”, deputetët pro-Bardhi çuan në Gjykatë çështjen e PD-së, duke depozituar vendimin e Këshillit Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve, përfshirë kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës që vijon të jetë kryetar i PD në regjistrin e partive politike.

Në një prononcim për mediat deputeti Bledjon Nallbati u shpreh askush nuk ka të drejtë që të privatizojë një parti. Sipas tij anëtarët e PD-së kanë vetëm një synim, forcimin e PD-së.

“Askush nuk ka të drejtë që të privatizojë Partinë duke e kthyer atë në një parti private. Anëtarët e PD kanë vetëm një synim se si të forcojmë PD. Kemi dorëzuar një dosje me të gjitha vendimet që kemi marrë në Këshillin Kombëtar.”, tha deputeti demokrat, Bledjon Nallbati.

Ndërkohë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje Lulzim Bashës dhe grupi të tij që të heqin dorë nga zgjedhjet që do të mbajnë ditën e nesërme duke thënë se është një aKt përçarës. 

"Por nesër Lulzim Basha ka lajmëruar një akt përçarës të Partisë Demokratike. Interesi i demokratëve është lufta e të gjithëve bashkë, kundër Edi Ramës. Interesi i Lulzim Bashës po duket që është përçarja, zvogëlimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal", thuhet në deklaratë.

Por kjo deklaratë, ka nxitur reagimin e deputetëve pro Basha. Kreshnik Çollaku thotë se nuk është etike që grupi i PD të bëjë deklarata në emër të të gjithë deputetëve, kur jo të gjithë ndajnë  të njëjtin mendim për zgjedhjet në PD. Ndërkohë edhe Pampuri thotë se deklaratat në emër të grupit parlamentar, pa dijeninë anëtarëve, nuk gëzojnë vërtetësi. 

"Deklarata në emër të grupit parlamentar, pa dijeninë anëtarëve të grupit nuk gëzojnë vërtetësi", shkruan Pampuri. 

"Është jo korrekte dhe jo etike qe ne emër te Grupit te dalin deklarata qe nuk përfaqësojnë gjithë grupin e që për më tepër nuk janë as diskutuar me të gjithë grupin", shkruan Çollaku. 

Një ditë më parë Këshilli Kombëtar i thirrur nga Bardhi mori vendimin për të pezulluar funksionin e Kryesisë së PD, pasi sipas Këshillit që prej datës 6 qershor, kur u vendos edhe hapja për garën për kryedemokratin e ri, ka marrë vendime në skelje të statutit. Pas përfundimit të mbledhjes, Bardhi tha se vendimet e Kryesisë janë nul dhe se sipas tij kanë falsifikuar edhe vulën.

Zgjedhjet për kryetarin, krijuan një krisje të re në PD zyrtare. Pas Rithemelimit, Gazment Bardhi me grupin parlamentar të PD ju kundërvunë rikthimit të Lulzim Bashës, me argumentin se kthimi i tij do të pengonte bashkimin e PD.

Ora 18:09
Kriza brenda PD/ Pampuri i përgjigjet Bardhit: Deputetët s’janë tabelë qitje për të shfryrë mllefet

1690535162_pampuri.jpg

Partia Demokratike zhvillon nesër zgjedhjet për Kryetar. Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD-së, Orjola Pampuri ka “rrëzuar” vendimin e sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi, për anulimin e këtij procesi, duke theksuar se deklarata në emër të grupit parlamentar, pa dijeninë anëtarëve, nuk gëzojnë vërtetësi. Ajo shkruan se reagimet e Bardhit janë shfryrje mllefesh. 

“Si Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dua të theksoj se;

Deklarata në emër të grupit parlamentar, pa dijeninë anëtarëve të grupit nuk gëzojnë vërtetësi.

Nxitimin për të ndërmarrë hapa antistatutorë nuk ndihmon askënd, dhe nuk e legjitimon asnjë vendim. Kjo duhet të marrë fund. Individualisht deputetë të grupit mund të shprehin mendime e qëndrime, por të flitet në emër të grupit, pa pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve është e tepërt.

Nesër, Partia Demokratike ka zgjedhje dhe ky është një vendim i miratuar nga kryesia dhe këshilli kombëtar, mendimet dhe qëndrimet kundër mbajnë emër dhe mbiemër të çdo deputeti, por mllefet kolektive, nuk mund t’i atribuohen grupit parlamentar.

Partia Demokratike është e demokratëve, deputetët janë njerëz me dinjitet e integritet, dhe në asnjë moment nuk mund të shndërrohen në tabele qitje për të shfryrë mllefet e frustrimet e brendshme të askujt, apo për të mbrojtur interesat personalë të dikujt”- tha Pampuri.

Ora 16:44
Grupi i PD kërkoi anulimin e zgjedhje për kryetar, deputeti Çollaku: Jo etike të bëni deklarata për grupin e gjithë deputetëve, ndajmë mendime të ndryshme

1686829909_collaku.jpg

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka reaguar pa deklaratës së grupit të PD, në të cilën kërkohet anulimi i zgjedhjeve për kreun e ri. Çollaku shkruan se nuk është etike që grupi i PD të bëjë deklarata në emër të të gjithë deputetëve, kur jo të gjithë ndajnë  të njëjtin mendim për zgjedhjet në PD.

“Keqpërdorimi i deklaratave në emër të Grupit Parlamentar duhet të ndalet. Në Grupin Parlamentar bëjmë pjesë të gjithë deputetët e PD. Është fakt i njohur se brenda grupit për çështje te caktuara, që lidhen me zgjedhjet ne PD ndajmë mendime e qëndrime te ndryshme.

Është krejt normale qe kolege deputete individualisht apo ne grup nominalisht mund te shprehin qëndrimet e tyre. Është jo korrekte dhe jo etike qe ne emër te Grupit te dalin deklarata qe nuk përfaqësojnë gjithë grupin e që për më tepër nuk janë as diskutuar me të gjithë grupin.

Duke qene se kjo po behet një sjellje rutine e përsëritur, ju bej apel kolegeve ti bëjnë te tilla deklarata ne emër personal dhe jo ne emër te gjithë Grupit Parlamentar te PD, si kusht për të ruajtur respektin reciprok dhe kohezionin e Grupit”, shkruan Çollaku.

Ora 16:31
Grupi i PD thirrje Bashës: Anuloni zgjedhjet, akt përçarës! Vendimi i Këshillit i detyrueshëm për çdo anëtar

1687272548_seliaepd.jpg

Pasi dorëzimit në gjykatë të kërkesës për të çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i PD nga regjistri i partive politike, grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje Lulzim Bashës dhe grupi të tij që të heqin dorë nga zgjedhjet që do të mbajnë ditën e nesërme duke thënë se është një akt përçarës. Në deklaratën e grupit të PD, thuhet se duhet të respektohet vendimi i Këshillit Kombëatr nga çdo anëtar dhe funksionar i partisë.

"Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike apelon për maturi, për ofrimin e zgjidhjeve dhe jo thellimin e përçarjes; forcimin e partisë dhe jo shndërrimin e saj një parti familjare; respektimin e vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe jo rrugë antistatutore që kanë treguar që nuk të çojnë askund përveçse mbajnë nën konflikt permanent PD dhe forcojnë Edi Ramën. Dje Këshilli Kombëtar i PD, organi më i lart vendimmarrës në PD, ka vendosur anulimin e datës 29 Korrik për zgjedhjet e kryetarit të PD. Ky vendim është i detyrueshëm për çdo anëtar të PD dhe për çdo funksionar të saj.

Por nesër Lulzim Basha ka lajmëruar një akt përçarës të Partisë Demokratike. Interesi i demokratëve është lufta e të gjithëve bashkë, kundër Edi Ramës. Interesi i Lulzim Bashës po duket që është përçarja, zvogëlimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal.

Në vijim të ndërtimit të një partie personale, nesër sipas tij do të zgjidhet Kryetari i Partisë. Qartësisht ajo që po bën Lulzim Basha nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Këshilli Kombëtar i PD në detyrë, funksional, i regjistruar në gjykatë dhe me mandat që i përfundon më 17 Korrik 2025, ka vendosur me vendimin e datës 27 Korrik 2023 anullimin e zgjedhjeve. Proceset antistatutore, nuk janë asgjë tjetër, vetëm një akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës", thuhet në deklaratë. 

Ora 14:20
Grupimi i Bardhit çoi në gjykatë anulimin e zgjedhjeve në PD, Sefa: I urojmë sukses partisë së parë digjitale në Shqipëri

1690211049_indritsefa.png

Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike Indrit Sefa ka reaguar pas vendimit të grupimit të Gazmend Bardhit për të depoziuar në gjykatë të gjitha vendimet e Këshillit Kombëtar të PD të mbajtuar një ditë më parë. Duke ironizuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sefa tha se i urojnë suksese Partisë së parë digjitale në Shqipëri.

‘Atyre që braktisin forumet e PD dhe i shërbejnë interesave personale të Sali Berishes, i urojmë suksese në iniciativën për të dorëzuar në gjykatë vullnetin e mbledhjes se parë të Partisë  së parë digjitale në Shqipëri. Nesër demokratët do të votojnë për kryetarin e ri të PD. Procesi legjitim i zgjedhjes së kryetarit do të pasohet me riorganizimin vital të Partisë, për ta bërë PD alternativë qeverisëse për Shqipërinë dhe shqiptarët.’- tha Sefa.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 28/07/2023 13:44

    IKNI MORE DORDOLECA, QE JU PERDOR KRIMINELI BERISHA SI TI DOJE QEJFI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?