Politikë

Të enjten seanca maratonë më shumë se 25 orë, Rama prezanton programin qeverisës, çdo deputet nga 10 minuta kohë (Ministrat votëbesim e betim)

17 Shtator, 14:58| Përditesimi: 17 Shtator, 20:58

  • Share

Kuvendi do të mblidhet për herë të tretë brenda kësaj jave.

Të enjten në orën 10.00, në foltore do të zbresë kryeministri Edi Rama i cili në nisje të mandatit të tij të 4-t do të prezantojë programin qeverisës.

Për të organizuar kohëzgjatjen e debatit parlamentar u mblodh konferenca e kryetarëve këtë të mërkurë, e cila vendosi që secili deputet do të ketë të drejtën të flasë nga 10 minuta. Demokratët kërkuan debat pa limit nga kryeparlamentari Niko Peleshi, për sa kohë prania e Edi Ramës për debat në Kuvend, është një mundësi përballjeje që e kanë rrallë.

Kjo do të thotë se do të duhen 23 orë për diskutimet e plota, pa llogaritur këtu kohën që merr vetë kryeministri, i cili sipas rregullores së Kuvendit, nuk ka kufizim.

Pas Edi Ramës, Sali Berisha ose Gazment Bardhi kanë të drejtë të shfrytëzojnë foltoren e Kuvendit po aq minuta sa kryeministri do të flasë.

Koha e barabartë mes dy palëve dhe replikat në nisje, do të bëjnë që seanca të ndërpritet në mesnatë dhe të rifillojë të premten.

Në përfundim të maratonës së diskutimeve, Kuvendi do të votëbesojë kryeministrin dhe 16 ministrat e tij, duke votuar dekretet e Presidentit Begaj.

Nëse votimi do të bëhet herët të premten, edhe betimi tek presidenti si akt final, do të bëhet po të premten.  Përndryshe, ai shtyhet për të shtunën.

Tradicionalisht Edi Rama, menjëherë pas betimit tek kreu i shtetit, ka zhvilluar dhe mbledhjen e parë të qeverisë së re.

G.M./V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/09/2025 05:26

    Cfare eshte kjo idiotesi! 25 ore maratone,10 minuta kohe secilit per te folur per nje program qe supozohet te jete per 4 vjet?! Programi duhej diskutuar per nje jave ne seanca plenare speciale-4-8 oreshe secila dhe koha qe cdo deputet te fliste te llogaritej duke marre parasysh 6-7 ditet e diskutimit dhe numrin e pergjithshem te deputeteve ne Kuvend.Por me kete 25 ore maratone/10 minuta secili,nuk do te kene kohe as t'a lexojne,as t'a debatojne,jo me t'a kuptojne e te mbajne mend ne fund ,se per cfare kane folur e votuar.Kjo eshte njelloj sikur te gelltisesh me shpejtesi,me nje fryme e me sy mbyllur nje ilac shume te hidhur,qe t'ja ndjesh sa me pak shijen e hidhur e t'i futesh dhe nje gote uje nga pas,per te hequr e harruar ndonje gjurme nga hidhesira e tij.Nuk duhet vepruar keshtu me planin e qeverise,se behet fjale per fatet e popullit.

    Përgjigju
  • Ermal: 17/09/2025 21:08

    Ne 2025 dhe ne Himare skemi drita ter dite sot, duam te futemi dhe ne Europe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?