Foto: Parlamenti Europian
Do të mbahet më 29-30 tetor në Tiranë takimi i 18-të i Stabilizim Asocimit mes Parlamentit shqiptar dhe atij evropian.
Ditën e nesërme në orën 15:15-16:30, do të bëhet hapja e takimit, i cili bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.
Ndërkohë temat që do të diskutohen midis dy delegacioneve janë:
1. Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit;
2. Liria e medias dhe zgjedhjet;
3. Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi;
4. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
"Të nderuar kolegë,
Në datat 29-30 Tetor, do të mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, i cili do të zhvillohet në ambientet e “Maritim Plaza Hotel”.
Nesër, datë 29 tetor, në orën 15:15-16:30, do të bëhet hapja e takimit, i cili bashkëdrejtohet nga z. Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe z. Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.
Gjatë dy ditëve të takimit të dy delegacionet do të diskutojnë dhe ndajmë mendime mbi temat: 1)Sundimi i ligjit; lufta kundër krimit dhe korrupsionit; 2)Liria e medias dhe zgjedhjet;
3) Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; si dhe 4)Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
Hapja e takimit do të transmetohet live nga RTSH, prej nga mund të marrin sinjalin edhe TV e tjera, si edhe në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit", thuhet në njoftimin nga Kuvendi.
Lajmi kryesor:
Opozita ‘armëpushim’ me PS-në për integrimin! Nesër në takimin e 18-të ndërparlamentar të stabilizim-asociimit! Fredi Beleri përballë Ramës
Xh.K/ReportTv.al