Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë zhvillon zgjedhjet nesër, ora 10.00 në sallën “Aleks Buda”. Data e zgjedhjeve është përcaktuar që prej 26 shkurtit, për vendet vakante, që aktualisht janë në këtë institucion. Sipas burimeve, mendohet që këto zgjedhje të udhëhiqen nga akademiku më i madh në moshë, Luan Omari, i cili është edhe një nga themeluesit e këtij institucioni në vitin 1972.
Përkatësisht për postet vakante kanë dorëzuar platformën; për pozicionin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, akademiku Skënder Gjinushi.
Për pozicionin e zv.kryetarit të ASH-së, akademiku Vasil Tole. Për pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, akademiku Salvator Bushati. Ndërsa, për pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, Neki Frashëri.
Rendi i ditës që do të ndiqet gjatë ditës së nesërme është; 1. Paraqitja e kandidaturave e platformave të tyre dhe 2. Procesi i votimit dhe shpallja e rezultateve të votimit.
Ndërsa, projektligji për “Reformën në Akademinë e Shkencave” ka kaluar në kuvend për shqyrtim.