Kronikë

Nesti Angoni e kallëzoi në SPAK, Albana Vokshi: Nëse mendojnë se do të më mbyllin gojën me letra anonime, gabohen

22 Shtator, 10:56| Përditesimi: 22 Shtator, 10:57

  • Share

1755349406_albanavokshi.jpg

Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka reaguar pas lajmit se anonimi Nesti Angoni ka depozituar në SPAK një kallëzim ndaj saj. Në një reagim në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se nuk do t’ia mbyllin gojën me shpifje e letra anonime. 

“Nëse mendojnë se do të më mbyllin gojën me shpifje e letra anonime, gabohen! Nëse mendojnë se do të më trembin me SPAK-un, gabohen! Unë nuk hesht. Unë nuk dorëzohem. Do të flas edhe më fort! Kundër korrupsionit. Kundër padrejtësive. Kundër abuzimit me pushtetin.
Ata, që këtë herë nuk guxuan as të dalin hapur, duhet ta mësojmë: Sa më shumë të më sulmojnë, aq më fort do të më dëgjojnë! As paraja, as Rama nuk i shpëton dot nga e vërteta”, shkruan Vokshi. 

Anonimi Angoni, i cili është edhe kallëzuesi i Erion Veliajt, ka denoncuar në SPAK Albana Vokshin për korrupsion e pastrim parash. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com, thuhet se kallëzimi me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartarin, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni dhe gjithashtu skemën, e cila përdorej për të "pastruar" paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive korruptive të kryera nga ligjvënësja demokrate dhe familjarët e saj.


Lajmi kryesor:

Rikthehet ‘anonimi’ Nesti Angoni që denoncoi Erion Veliajn, kallëzon edhe deputeten e PD Albana Vokshi! A do hetojë SPAK?


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?