Kryeministri izraelit Netanyahu dhe Presidenti amerikan Trump

Bota

Netanyahu i drejtohet Trumpit: Do të mbahesh mend në historinë e Izraelit, si miku më i madh i tij

13 Tetor, 12:52| Përditesimi: 13 Tetor, 12:59

  • Share

1760352835_kryeministriizraelitnetanyahudhepresidentiamerikantrump.webp

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu nuk i kursen falenderimet për Presidentin amerikan Donald Trump, në prani të tij, gjatë fjalës në Knesset.

Ai ka vlerësuar Presidentin Trump dike e konsideruar si mikun më të madh të Izraelit.

"Emri juaj do mbetet i shkruar në historinë e Izraelit. Asnjë President amerikan nuk ka bërë më shumë për ne".

Sipas Kryeministrit izraelit, "Donald Trump është miku më i madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderit që qëndrove me Izraelin kundër gënjeshtrave të OKB-së”.

Ai gjithashtu e falenderoi atë për "njohjen e sovranitetit izraelit mbi Lartësitë e Golanit" dhe  për "goditjen e sistemit bërthamor të Iranit".

Kryeministri izraelit vlerësoi edhe angazhimin amerikan krah Izraelit për të goditur Iranin dhe Huthit.
“Falë ndihmës suaj, udhëheqja e Huthit është zhdukur, si dhe raketat balistike iraniane. Potenciali i tyre është humbur përgjithmonë. E di dhimbjen e pamposhtur që do të shoqërojë familjet e heronjve tanë të rënë. Falë këtyre heronjve, kombi ynë do të mbijetojë dhe do të lulëzojë, dhe do të ketë paqe”.

Netanyahu u shpreh se beson që lidershipi i Trumpit do ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me më shumë vende arabe, ndërsa këmbëngul se Izraeli do të mbetet "vigjilent" ndaj kërcënimeve të ardhshme.

Teksa Kryeministri izraelit mbante fjalim në Parlament krah Presidentit amerikan Donald Trump, paralelisht po ktheheshin edhe pengjet e mbajtur nga Hamasi.


Lajmi kryesor:

Izraeli dhe Hamasi shkëmbejnë pengjet dhe të burgosurit pas 738 ditësh! Trump: Nis epoka e artë për Lindjen e Mesme! Netanyahu: Je miku më i madh i vendit tonë


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?