Në Izrael ka nisur mbledhja e kabinetit të sigurisë I cili do të pasohet nga mbledhja e qeverisë. Oraret I konfirmoi më herët zëdhënësja e qeverisë izraelite e cila sqaroi se në orën 16:00 (sipas orës shqiptare) mbahet një mbledhje e kabinetit, dhe një orë më vonë do të zhvillohet mbledhja e qeverisë për të miratuar marrëveshjen. Mediat në Izrael raportojnë se pritet që marrëveshja e dakordësuar në Egjipt do të marrë dritën jeshile nga qeveria.
Lajmi kryesor:
Gaza/ Marrëveshja është firmosur, armëpushimi do të hyjë në fuqi 24 orë pas miratimit nga qeveria izraelite! Pengjet do të lirohen deri të hënën! Hamas: Kemi marrë garanci, lufta ka përfunduar
A.I/ReportTv.al