Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se fakti që dominojnë hapësirën ajrore të Teheranit, tregon gjithçka. Deklaratën e bëri gjatë një vizite në bazën ajrore Tel Nof me ministrin e Mbrojtjes Israel Katz
“Në emër të popullit dhe të Shtetit të Izraelit, ju po bëni gjëra të jashtëzakonshme: Forcat Ajrore Izraelite dominojnë qiellin mbi Teheran. Kjo e ndryshon plotësisht natyrën e fushatës”, tha ai.
Sipas tij, Izraeli ndodhet në rrugën e duhur për të arritur qëllimet e tij.
“Ne jemi në rrugën e duhur për të arritur dy qëllimet tona: eliminimin e kërcënimit bërthamor dhe kërcënimin me raketa. Kur kontrollojmë qiellin mbi Teheran, godasim objektivat e regjimit, ndërsa Irani synon civilët tanë. U themi qytetarëve të Teheranit: ‘Evakuohuni’, pastaj ne veprojmë. Kjo është një rrugë drejt fitores dhe kjo fitore do të ndërtohet mbi supet e njerëzve të jashtëzakonshëm si ju.”
Lajmi kryesor:
Bombardohet televizioni shtetëror iranian! Teherani: Krim lufte, do ta sulmojmë Izraelin gjatë gjithë natës! Khamenei do që të largohet në Rusi (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al