Izraeli ka mohuar së fundmi se ekziston një armëpushim në jug të Gazës për të lejuar shtetasit e huaj të largohen përtej kufirit egjiptian. Më herët sot, burime të sigurisë në Egjipt thanë se një marrëveshje e tillë po zbatohej.
“Aktualisht nuk ka armëpushim dhe ndihmë humanitare në Gaza në këmbim të evakuimit të të huajve”, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, raporton The Guardian.
Më herët u raportua se kalimi kufitar Rafah pritej të hapej mëngjesin e sotëm. Kamel Khatib, përfaqësuesi i Ambasadës së Palestinës për kufirin Rafah, tha dje se shtetasit e huaj do të lejohen të kalojnë mëngjesin e sotëm dhe se ndihma humanitare do të lejohet.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani: Shtetet e Bashkuara të përfshira në konflikt! Izraeli urdhëron evakuimin e 28 fshatrave pranë kufirit me Libanin! Biden: Pushtimi i Rripit të Gazës do të ishte një gabim
S.S/ReportTv.al