Bota

Netanyahu: Po-ja e Hamasit për lirimin e pengjeve, nuk është e sigurt

5 Tetor, 20:36| Përditesimi: 5 Tetor, 20:41

  • Share

1757438046_benjaminnetanyahu.webp

Në prag të negociatave indirekte me Hamasin, Benjamin Netanyahu u duk i kujdesshëm në lidhje me një marrëveshje të mundshme për pengjet.

Ai tha se nuk është i sigurt se Hamasi do të bjerë dakord për lirimin e pengjeve.

"Nuk mund t'ju them nëse Hamasi do të bjerë dakord për lirimin e pengjeve. Mendoj se është e mundur. Shpresoj të ndodhë, por nuk mund të garantoj se do të ndodhË. Presidenti Trump ka deklaruar se do ta mbështesë plotësisht Izraelin në ndërmarrjen e veprimeve vendimtare kundër Hamasit. Shpresojmë ta përfundojmë në mënyrën e lehtë, jo në mënyrën e vështirë", vazhdoi Netanyahu, duke përsëritur se tani "barra është mbi Hamasin".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Hamasi rrezikon shfarosje të plotë nëse nuk heq dorë nga Gaza! Netanyahu: IDF do të mbetet aty


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?