Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se shpreson të mund të njoftojë lirimin e të gjithë pengjeve nga Gaza “në ditët e ardhshme”. Në një deklaratë të shkurtër, ai bëri të ditur se ka dërguar një delegacion në Egjipt “për të përcaktuar detajet teknike”, duke shtuar se “qëllimi ynë është përfundimi i negociatave brenda pak ditësh”.
Netanyahu theksoi se Izraeli ka pranuar disa elementë të planit amerikan dhe se presioni i ushtruar ndaj Hamasit – si ushtarak ashtu edhe diplomatik – ka sjellë ndryshimin e qëndrimit të tij.
“Kishte nga ata që mendonin se nuk do të arrinim lirimin e pengjeve pa një tërheqje të plotë. Por ju them: kjo është reale dhe me ndihmën e Zotit, do të ndodhë shumë shpejt”, tha ai.
Sipas Netanyahut, negociatat mes Izraelit dhe Hamasit, që do të zhvillohen në mënyrë të tërthortë në Egjipt, do të kufizohen në pak ditë. “Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do t’i kufizojnë bisedimet në një periudhë të shkurtër. Më pas, Hamasi do të shpërbëhet – ushtarakisht ose politikisht”, deklaroi kryeministri izraelit.
Netanyahu shtoi gjithashtu se shpreson që gjatë festës hebraike të Sukkot (6–12 tetor) të mund të njoftojë kthimin e të gjithë pengjeve. “Ushtria izraelite (IDF) do të qëndrojë në thellësi të Rripit të Gazës dhe në territoret që tashmë kontrollon”, theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Izraeli injoron thirrjen e Trump, nuk ndalon sulmet në Gaza, 61 të vrarë vetëm sot! Netanyahu: Hamasi do t'i lirojë pengjet dhe IDF do të mbetet në enklavë
K.M/ReportTv.al