Bota

Netanyahu: Sulmet amerikane në Iran u koordinuan plotësisht me Izraelin

22 Qershor, 09:05| Përditesimi: 22 Qershor, 09:06

  • Share

1750097497_ef0adc99168ae6c4d83cb37d28740b76.jpg

Sulmi ajror i Shteteve të Bashkuara ndaj impianteve bërthamore iraniane ka qenë "plotësisht i koordinuar" me Izraelin. Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një mesazh video të shpërndarë nga disa media kombëtare.

Netanyahu e cilësoi presidentin Donald Trump si “një mik i jashtëzakonshëm i Izraelit”. Ai theksoi se operacioni amerikan ishte vazhdimësi e operacioneve ushtarake të Izraelit dhe të shërbimit sekret Mossad në Iran, të cilat kanë pasur si qëllim ndalimin e programit bërthamor iranian, që sipas tij "kërcënonte vetë ekzistencën tonë dhe rrezikonte paqen në botë".

«Presidenti Trump po udhëheq botën e lirë me vendosmëri», u shpreh Netanyahu.

Ai shtoi: «Është një mik i madh i Izraelit, një mik si asnjë tjetër».


Lajmi kryesor:

‘Çekani i Mesnatës’, SHBA hedh bomba 14-tonëshe në Iran! Pentagoni: Shkatërruam ambiciet bërthamore të Teheranit! Parlamenti iranian: Të mbyllet Hormuzi (VIDEO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?