Bota

New York Times: Trump do të flasë të hënën me Zelenskyn për shkëmbimin e territoreve me Rusinë

16 Gusht, 16:26| Përditesimi: 16 Gusht, 16:28

  • Share

Foto: Vladimir Putin dhe Donald Trump

Donald Trump do të flasë të hënën me Volodymyr Zelenskyn për shkëmbimin e territoreve me Rusinë.

Këtë e raporton New York Times, duke cituar disa burime, sipas të cilave udhëheqësit evropianë janë ftuar të marrin pjesë në bisedimet e së hënës.

“Trump u ka thënë udhëheqësve evropianë të mbështesin një plan për të vënë fund luftës në Ukrainë duke i dorëzuar Rusisë territoret që nuk janë pushtuar, në vend që të përpiqen për një armëpushim,” shkruan New York Times.

Pas takimit me Vladimir Putinin, Trump ka hequr dorë nga kërkesa për një armëpushim të menjëhershëm dhe sipas New York Times tani mendon se është e mundur të negociohet një marrëveshje paqeje e shpejtë nëse Zelensky pranon të dorëzojë pjesën tjetër të Donbasit, përfshirë edhe zonat që nuk janë pushtuar nga rusët.

Si shkëmbim, Putin ka ofruar një armëpushim në pjesën tjetër të Ukrainës, përgjatë linjave aktuale të frontit, dhe një premtim me shkrim që të mos sulmojë më Ukrainën apo ndonjë vend tjetër evropian. Gjatë bisedës me evropianët, Trump nuk përmendi asnjë sanksion apo presion ekonomik ndaj Rusisë.


Lajmi kryesor:

Trump pas takimit me Putinin: Përparim, por nuk kemi marrëveshje! Kreu i Shtëpisë së Bardhë telefonata me liderët evropianë, të BE-së e NATO-s! Zelensky të hënën në Washington (VIDEO)


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?