Gazeta amerikane New York Times raporton se Presidenti amerikan Trump u tha udhëheqësve evropianë gjatë bisedës telefonike që pati me homologun ukrainas, se do të donte të takohej si me Putinin, ashtu edhe me Zelenskyn javën e ardhshme.
Sipas dy personave të njohur me planin, Presidenti Trump synon të takohet personalisht me Presidentin rus Vladimir Putin që javën e ardhshme dhe menjëherë pas kësaj, planifikon të organizojë një takim midis tij, Putinit dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Trump zbuloi planet e tij sot në një telefonatë me udhëheqësit evropianë, thanë burimet. Takimet do të përfshijnë vetëm këta tre personalitete dhe nuk do të përfshijnë asnjë homolog evropian.
Udhëheqësit evropianë, të cilët kanë kërkuar të luajnë një rol koordinues në bisedimet për t'i dhënë fund dhunës midis Rusisë dhe Ukrainës, duke mbështetur gjithashtu fqinjin e tyre evropian, duket se i kanë pranuar fjalët e Trump, tha një nga personat e njohur me telefonatën.
Lajmi kryesor:
Putin 3 orë 'kokë më kokë' me të dërguarin e Trump për Ukrainën! Presidenti amerikan telefonon Zelenskyn, po përgatit takimin me Putin
A.Q/ReportTv.al