Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj foli në konferencën për media për tatimin e profesioneve të lira duke treguar se së shpejti do të publikohet drafti i ri për taksimin mbi të ardhurat të të vetëpunësuarit. Ministrja shpjegoi se qëllimi është të vendoset barazi në taksim dhe mori shembull një avokat të punësuar që paguan tatim mbi pagat ndërsa një tjetër që ofron shërbim nuk paguan taksa.
"Procesi i konsultimit publik për ligjin e tatimit mbi të ardhurat do të fillojë më 1 qershor. Është revolucion për deklarimin e të ardhurave. Drafti i ri për të ardhurat personale për tatimin e të vetpunësuarve do të publikohet për pak ditë. Do të ketë disa elementë të shtuar në deklarimin e të ardhurave, ligj i plotë që vjen në kohën e duhur.
Kur u ndërmor iniciativa e rritjes së tavanit, i drejtohej bizneseve të vogla dhe zhvillimit të tyre. Kjo politikë do të vijojë të mbështetet pasi përbën kategori të madhe. Është vënë re që pasi u rritën tavanet, ka disa kategori profesionesh që përfitojnë duke qenë të punësuar dhe duke ofruar shërbime për punëdhënësit. Këto kategori do të adresohen, pra janë individë ose profesione që kanë regjistruar aktivitet biznesi dhe ofrojnë shërbimet për bizneset e tjera. Nuk mendojmë se është padrejtësi për këto subjekte. Përshembull, një avokat i punësuar, paguan tatim mbi pagat, ndërsa një avokat që ofron shërbim por paguhet por nuk paguan asnjë takse. Ne duam të vendosim barazi në taksim", tha Ibrahimaj.
Lajmi kryesor: